Syri i Kaltër jepet me qira për 72 mijë lekë në muaj për 10 vite

30 Tetor 2019, 20:43| Përditesimi: 30 Tetor 2019, 23:04

  • Share

Ministria e Financave ka vendosur të japë me qira për 10 vite një nga pasuritë e mëdha natyrore, Syri i Kaltër. Shoqëria që do të administrojë Syrin e Kaltër do ti paguaj shtetit një vlerë monetare prej 72 500 lekë në muaj (kjo vlerë është dyshemeja për fillimin e konkurrimit). Njoftimi është bërë i ditur nga Ministria e Financave e cila argumenton se dhënia me qira bëhet me qëllim dhënien në përdorim të saj për ushtrimin e një veprimtarie ekonomike e cila të gjenerojë të ardhura dhe punësimin e banorëve të zonës.

Aktualisht zona që do të jepet me qira është nën menaxhimin e kompanisë “Albturist T.O” sha dhe ka një sipërfaqe prej 470 metra katrorë, nga të cilat 220 metra katrorë janë objekt dhe 250 metra katrorë sipërfaqe funksionale, me vendndodhje në Syrin e Kaltër.  “Albturist T.O” sha që ka menaxhuar Syrin e Kaltër deri tani është një kompani publike e themeluar në vitin 2002 në pronësi të ministrisë së Financave.

Shoqëria e lartpërmendur ka përcaktuar edhe disa kritere për të gjithë pjesëmarrësit në garë. Kompania kërkon që zona mund të jepet me qira vetëm nëse ruhet destinacioni i tij fillestar që është ushtrimi i veprimtarisë turistike në fushën e akomodimit ekonomik. Po ashtu fituesi i qirasë po ashtu do të marrë përsipër të gjitha detyrimet që rëndojnë mbi pronën.

Po ashtu në njoftimin e ministrisë janë përcaktuar edhe kriteret që duhet të plotësojnë të gjitha shoqëritë garuese. Konkurrimi sipas njoftimit zyrtar është hapur sot në Ministrinë e Financave. Vendimi për dhënien me qira të këtij destinacioni turistik vjen pak javë pas reagimit të ministrit të Turizmit Blendi Klosi i cili e cilësoi një gangrenë të turizmit shqiptar, dhe paralajmëroi projekt të ri për investimin e plotë të Syrit të Kaltër.

Njoftimi për dhënien me qira te Syrit te Kalter

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Orli: 31/10/2019 08:45

    Bejeni rrugen o hajdute! Vetem me leket e biletave qe marrin tek diga duhet te ishte bere rruga te pakten tre here.

    Përgjigju
  • Fito: 31/10/2019 02:52

    DUHET TE JEPET ME 2 MILION LEKE NE MUAJ DHE TE MOS NGRIHET ASNJE LOKAL 500M PERRETH NGA BURIMI.....

    Përgjigju
  • xXx: 30/10/2019 22:48

    E rropet kete vend o te pangopur...

    Përgjigju
  • Lafsha: 30/10/2019 22:18

    E mori ndonjë f sh a t a r ?

    Përgjigju
  • Hasani: 30/10/2019 21:29

    Me siguri do te ndertohet ndonje resort atje. Ne te gjithe boten keto vende i mbajne te virgjera qe te terheqin turistet tek ne ndodh e kunderta. Pse se hap gojen z. Brace qe ka marre persiper te lug luftoje informalitetin. A ka krim me te rende se ky?

    Përgjigju
  • O popull: 30/10/2019 21:10

    PS vetem Sociale nuk eshte. Ky eshte turp dhe e tmerrshme se si dorezohen burimet e ketij statusi, privatit. Vendimi duhet kthyer sa me pare dhe te merret nga shteti (nese ka shtet).

    Përgjigju
  • nik: 30/10/2019 21:09

    Ky vend ka nevoj per menaxhim dhe e vetmja menyre eshte duke ja dhen privatit. Shpresoj qe shteti mund te kerkojn qira i cik me shum se 600 euro. Nje investim nga privati mun te rrisin punsimin dhe shtimin e turistave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?