Trendet e këtij sezoni janë të shumta, po cilat janë disa prej tyre që VIP-at shqiptarë kanë preferuar më së shumti?
Syzet me ngjyrë janë me të vërtet një aksesor shumë cool, pa të cilin sidomos tani ne verë ku dielli është i nxehtë nuk mund të bëjmë!
Duket se këngëtarja Elvana Gjata ka gjetur të preferuarat e saja, pa të cilat nuk bën dot as prova!..
Një tjetër këngëtare shumë stylish, Jonida Maliqi teksa po kalon pushimet me familjarët e saj nuk ka harruar të marri me vete edhe një palë syze me ngjyrë!
Ky trend është i preferuari i verës edhe për moderatoret Luana Vjollca dhe Bora Zemani, të cilave me të vërtet u shkojnë shumë!
Pa syzet më cool nuk mund të rri as këngëtarja flokëkuqe Rina.
Një tjetër trend i momentit, është çanta që po “çmend” VIP-at... bottega!
Në të gjitha ngjyrat dhe e kombinueshme me gjithçka, këngëtarja bukuroshe Xhensila Myrtezaj ka një të tillë në koleksionin e saj.
Në ngjyrën jeshile kjo çantë, nuk mund të mungonte edhe nga veshjet e moderatores Alketa Vejsiu.
Mbi një vespë edhe moderatorja Arbana Osmani duket se po shijon look-un e saj me çantën bottega ngjyrë të verdhë.
Kush tha se ngjyra e zeze është vetëm për në dimër? Disa prej vajzave të preferuara të ekranit provuan se e zeza mund të jetë “in” edhe në verë!
Këngëtarja shqiptare Loredana e cila tashmë po bën karrierë në Zvicër, ka zgjedhur shpesh të vishet me të zeza edhe përse jemi në kulmin e verës.
Lori zgjedh të zezën edhe për koncertet e saja.
Në një body për plazh si edhe në një veshje për darkë këngëtarja Ronela Hajati ka zgjedhur shpesh të vësh ngjyrën e zezë këtë verë.
Në videoclipin e saj në bashkëpunim me Noizyn ashtu edhe në atë ku shfaqet vetëm, këngëtarja Arilena Ara ka zgjedhur ngjyrën e zeze si protagonist të veshjeve të saja.
Një gjë është e sigurt që këngëtaret adhurojnë ngjyrën e zezë, pasi edhe Dhurata Dora ka zgjedhur shpesh të zezën, si në përditshmëri ashtu edhe në koncertet e saja.
Trendi i fundit në listë, është ai i “motiveve me ngjyra të çmendura” i cili është preferuar shumë këtë sezon.
E nxirë dhe e relaksuar nga pushimet, moderatorja Kiara Tiro në nuancat e jeshiles, blusë edhe bojëqiellit ka zgjedhur një top dhe pantallona të shkurtra, që e bëjnë të ngjaj vërtet bukur!
Edhe moderatorja Elita Rudi, në nuancat e së bardhës dhe jeshiles ka zgjedhur gjithashtu për t’u veshur me këtë trend.
E fundit është këngëtarja e hiteve Dafina Zeqiri, e cila zgjodhi të veshë një fustan të tillë plot ngjyra në videoclipin e saj të fundit në bashkëpunim me Lirycal Son.
Po ju a keni provuar ndonjë prej trendeve të sezonit?