Gjyqtari polak Szymon Marciniak do jetë ai që do vendos drejtësinë në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League mes Interit dhe Barcelonës, e cila luhet të martën (6 maj) në orën 21:00 në "San Siro".
Nga Milano arbitri polak ka "prerë" një biletë për në Tiranë, pasi më 12 maj në orën 20:00 në "Arenën Kombëtare" luhet finalja e Superligës, ndeshja e "Final 4" që në fund do vendos edhe titullin kampion të sezonit.
Në garë janë Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani. Gjysmëfinalja e parë mes Vllaznisë dhe Dinamos luhet të dielën, ndërsa Egnatia - Partizani të hënën që vjen. Në bazë të rezultateve në këto duele do vendoset edhe finalja që do gjykohet nga Szymon Marciniak.
Sesa gjyqtar i mirë është polaku, këtë e tregon edhe fakti që i është besuar sfida mes Interit dhe Barcelonës, në gjysmëfinalen e kthimit, pasi akti i parë u mbyll 3-3 dhe ishte ndër ndeshjet më spektakolare të këtij sezoni në Champions.
Komente
