Politikë

'Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa'/ Meta troket gotat me Ramën, Ruçin, Sorecën e Lindën

9 Maj 2019, 21:20| Përditesimi: 9 Maj 2019, 21:24

  • Share

Në kuadër të Ditës Europiane, Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shpërndarë disa foto në Facebook ku shprehet se te gjithë do ta ndihmojnë Shqipërinë të ecë më shpejtë drejt Europës.

Në fotot e publikuara Meta shfaqet krah kryeministrit, Edi Rama, kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, ambasadorit të BE, Luigi Soreca dhe bashkëshortes së Ramës, Linda Rama. Ata bëjnë gëzuar me shampanjë, kurse Rama duket se ka një gotë ujë.

"Gëzuar Ditën e Europës! Të gjithë duhet ta ndihmojmë Shqipërinë të ecë më shpejt drejt BE-së, me bashkëpunim e dialog, drejt këtij projekti madhor, për të cilën ne, por edhe Ballkani, ka aq shumë nevojë! Koha për të bërë realitet ëndrrën e studentëve ’90: Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!" shkruan Meta.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?