Avokatja Alesia Balliu është treguar e ashpër me kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ka deklaruar se ky i fundit duket të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike dhe duhet të shijojë pensionin e tij.
E ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ të moderuar nga Ermal Qori, Balliu tha se Sali Berisha është ‘gjysh’ edhe në politikë, pasi sipas saj koha e tij ka mbaruar.
“Tani ne i urojmë jetën e gjatë dhe i urojmë shëndet Sali Berishës, por në kontekstin politik, ai duhet ta mbylli dhe të shijojë pensionin me mbesën dhe nipin e vetë. Sot Sali Berisha, është gjysh edhe në politikë, pasi nga 2013 ka humbur çdo palë zgjedhje. Koha e tij ka mbaruar, dhe çdo kush që nuk do ta pranojë këtë fakt, do që të rrijë në opozitë për gjithë jetën”, tha Balliu në Report TV.
Më tej Balliu ka nënvizuar se lidershipi aktual i PD-së, nuk e sjell këtë të fundit në pushtet. Ndërsa po ashtu tha se duhet që lidershipi i PD të largohet, pasi po sjell vetëm humbje për këtë forcë politike.
“Ky lidership nuk e sjell në pushtet opozitën. Ky lidership ka një akuzë për korrupsion, dhe si mund të akuzojë tjetrin? Kush është diferenca?”,
Edi Rama po merr mandatin e 5 dhe ne nuk duam që të ndryshojmë, të bëjmë analizë, apo të futemi në zgjedhje Ne dëgjojmë një gjysh që thotë do të rikandidoj? Do kandidosh për të humbur? Apo për të sjellë edhe dështimin më spektakolar se 2013?”, shtoi Balliu.
Avokatja Alesia Balliu e ka konsideruar si dështim total nga opozita seancën e djeshme plenare, ku do të diskutohej për programin e qeverisë në 4 vitet e ardhshme.
Sipas saj, opozita shqiptare nuk përfaqëson shqiptarët, por vetëm interesat e saj.
“Është një tragjedi e madje se ku ka arritur politika shqiptare. Në ditën kur shqiptarët do të dëgjonin programin qeverisës, këta deputetë bëjnë një shfaqe tallëse.
Këtu dështimin e ka total opozita, një opozitë e cila nuk ndryshon! Një opozitë që nuk përfaqëson shqiptarët, por sheh vetëm interesin personal! Ndërsa lidershpipi i saj kalon nga dështimi në dështim, pa asnjë pikë analize”, tha Balliu.
Po ashtu ajo hodhi akuza ndaj deputetëve demokratë, për të cilët tha se janë inekzistentë në Parlament.
“Atë mandat e kanë marrë për t’i shërbyer qytetarëve, jo për t’i shërbyer Fahriut dhe zhurmës që bën ai në Parlament. Duhet trajtuar me seriozitet parlamenti, sepse sot ato të drejtë kanë vetëm fjalë dhe këtë fjalë po ua mohon lidershipi i tyre. Sot ato deputetë janë inekszistentë, aty ekziston vetëm kreu i grupit parlamentar? Keni dëgjuar ndonjë deputet tjetër?”.
Ndërsa më tej avokatja ka deklaruar se me veprimet e kryera, opozita po tregon se është patericë e pushteti.
“Çfarë do t’i ofrosh t’i publikut në Parlament? Ato këtë zhurmën e bëjnë me qëllim, që të mos bëjnë analizë. Ato nuk kanë fuqi. Aty shohim sot që vetëm Gaz Bardhin që flet, dhe pjesa tjetër është inekzistente. Me sa kam parë unë edhe Shqipëria, sa po vjen, kjo parti vetëm po tkurret. Sepse këta po i privojnë opozitarizmin në Kuvend shqiptarëve. Këta nuk janë aty për të treguar problemet reale të shqiptarëve, por për të penguar. Këto janë patericë e pushtetit, nuk janë përballë pushtetit", tha Balliu në Report TV.
Komente
