Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i është drejtuar sot (5 maj) me një mesazh qytetarëve shqiptarë, duke i ftuar të reflektojnë mbi katër vitet e fundit dhe të marrin në dorë fatin e tyre më 11 maj.
Në videon e postuar në rrjetet sociale, Basha shprehet se varfëria, korrupsioni dhe largimi i të rinjve kanë qenë pasojë e një vendimi zgjedhor të gabuar në 2021, ndërsa tani ekziston mundësia për një kthesë.
Ai më tej thotë se më 11 maj, vota e qytetarëve vendos për të ardhmen e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Njëkohësisht kreu i Demokratëve Euroatlantikë, ai u shpreh se vota për Koalicionin Euroatlantik dhe numrin 4 në fletën e votimit, rikthen Shqipërinë në rrugën e drejt.
Mesazhi i plotë i Bashës:
“Katër vite. 460 ditë. Ti, Nuk pate asnjë ndikim mbi atë që ndodhi në Shqipëri.
I pe me sytë e tu varfërinë e korrupsionin. Luftove i vetëm për të mbyllur muajin ndërsa shikojë një qeveri që kujdesej vetëm për veten dhe shokët e saj të korruptuar.
Për fëmijët e tu, nipër, mbesa, të afërm – duke u larguar një e nga një nga vendi. Me dhimbje në zemër nuk pate mundësi Të bësh asgjë për ndalur këtë katastrofë.
Sepse një vendim që more në zgjedhjet e vitit 2021 vulosi fatin e 4 viteve. Tani keni një tjetër shans. 11 maji është dita juaj.
Një ditë me të cilën mund të ndryshoni fatin tuaj. Është në dorën tuaj ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e drejt. Të ndërtojmë të ardhmen këtu. Të çrrënjosim korrupsionin, të luftojmë papunësinë, dhe të zhvillojmë ekonominë.
Mendoni mirë. Vota me 11 maj vendos për fatin tuaj për 4 vitet e ardhshme. Më 11 maj – voto numrin 4 Koalicionin Euroatlantik. Shqipëri meriton më shumë!”
Komente
