Tabaku: Qeveria kundër biznesit, në shërbim të oligarkëve! Kur PD të vijë në pushtet, do lulëzojë ekonomia

4 Nëntor 2020, 11:59| Përditesimi: 4 Nëntor 2020, 15:35

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama se gjatë 7 viteve të qeverisjes ka sjellë shkatërrimin e ekonomisë së tregut dhe konkurrueshmërisë për interes të oligarkisë dhe monopoleve.

Referuar raportit të SELDI-t për vitin 2020, ish deputetja Jorida Tabaku tha se 50% të bizneseve ndjejnë një kërcënim serioz nga ana e qeverisë për t’iu dorëzuar monopolit.

"Gati 56% e bizneseve në fushën e farmaceutikës ndjejnë presionin e shtetit për t’iu dorëzuar monopolit dhe oligarkut që urdhëron qeveria. Ndërkohë që 5 nga 9 lloje biznesesh kërcënohen nga qeveria për të mbyllur biznesin apo për t’ia shitur atë një oligarku apo monopolisti. Shteti është kthyer në zyrën noteriale që aprovon politikat fiskale të oligarkisë dhe monopoleve. Sektorë të tjerë me shenja të kapjes së fortë nga shteti janë tregtia me shumicë jo e specializuar, shitja e karburantit, sektori elektricitetit dhe sektori i ndërtimit i cili po përdoret masivisht dhe për pastrim parash", u shpreh ajo.

Tabaku thotë se kjo situatë lidhet me politikat fiskale dhe të taksave që ka zbatuar Edi Rama.

 “Sot, buxheti është dhënë me koncesion te miqtë e qeverisë, kontraktorët që janë miqtë të qeverisë përcaktojnë dhe detajojnë rregullat e tregut e deri te presioni punonjësve për të votuar për partinë në pushtet", tha Tabaku.

Zgjidhjen ish deputetja Tabaku e sheh te programi ekonomik i Partisë Demokratike. Ajo thotë se me ardhjen në pushtet, nuk do të ketë asnjë koncesion në sektorë monopol dhe as ligje speciale që favorizojnë 5 pakicën e bizneseve.

Sipas raportit të Institutit për Lidershipin në Evropën Juglindore për Zhvillim dhe Integritet, të publikuar në korrik të këtij viti pavarësisht përparimeve në mirë-qeverisje, thotë se ndikimi i shtetit në sektorët kryesorë ekonomikë rrit rreziqet e monopolizimit në disa vende të rajonit, mes të cilëve edhe Shqipëria. Në ligjet antimonopol, raporti e vlerëson Shqipërinë me 52 pikë, nga 100 të mundshme.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pelioni: 04/11/2020 12:12

    Tabaku,dil njëherë andej nga Sami Frashëri dhe shiko punohet apo jo,bile merr dhe mungesat e puntorve dhe lëri përrallat,se u bëtë të gjithë si Lulushi me lapsat (lapsuset).

    Përgjigju
  • TA RRRAS LALA: 04/11/2020 12:10

    Goca e kryehajdutit të partis wc qenef publik pd po na bo moral. Kjo balona tabake pa terezi nuk ka dit që nuk lef se kshu siguron tathin e thupës si puna e ed paloqes. Po kjo tna tregoi njëher për babajin e saj superhajdut apo i jati nuk quhet. Pty rac e pisët.

    Përgjigju
    • LORA: 04/11/2020 13:14

      Qenka tepke kjo tabakja me te bijen e fatmires dhe azem hajgares.Nevoja ua do te bejne ne publik si te ndryshme,se dro gjejne handikapate me i rrejt.Ne thelb luten t'ua rrembejne voten shqiptarve,per me shkely tane Shqipnine.Kjo eshte ADN-ja e nahijes shqup-se dhe tere derivateve te saj.Respekt per komentin tuaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?