Tabaku: Akuzat ndaj TIA-së qesharake, dy të vërteta të mëdha për këto sulme të qeverisë

10 Prill 2019, 20:44| Përditesimi: 10 Prill 2019, 20:52

  • Share

Ish- deputetja e partisë Demokratike, Jorida Tabaku i ka cilësuar deklaratat e qeverisë ndaj TIA-si qesharake. Për Tabakun, akuzat të tilla, pas supergrabitjes së 10 milion euro, shërbejnë për të kuptuar dy të vërteta: ose qeveria ka gati klientin e radhës ose është një alibi për të hequr fajin nga vetja.

Në vëmendje, ajo sjell disa nga denoncimet e bëra nga PD në vitin 2016, sipas së cilës ka paraqitur të dhëna që tregonin se shtete më të përgjegjshme si ajo e Greqisë, nuk ia dha aeroportin e Athinës kompanisë që sot ka koncesionin e Rinasit.

"Duket shumë qesharak reagimi i qeverisë ndaj TIA-s a thua se nuk ishte ky kryeministër dhe qeveria e drejtuar prej tij ajo që loboi fort që kompania që sot ka kontratën e koncesionarit të Rinasit t'ia merrte investitorit serioz gjermano-amerikan dhe për më tepër duke ia shtuar me dy vite kontratën duke i dhënë koncesionarit aktual pa asnjë mundim dhe 20 mln euro shtesë.

Ne Prill të 2016 ne e denoncuam këtë aferë korruptive që një kompani off shore-guaskë me pronar që nuk njiheshin, morën një aset strategjik kombëtar me koncesion. Paraqitëm të dhëna që tregonin se qeveri më të përgjegjshme si ajo e Greqisë, nuk ia dha aeroportin e Athinës kompanisë që sot ka koncesionin e Rinasit. A mos vallë pazari me këtë kompani mbaroi e duan te sjellin klientin e rradhës apo kanë alibinë gati për të hequr fajin nga vetja?!

Gjithsesi, koncesionari është shqetësimi i fundit sepse ne rastin e vjedhjes spektakolare ka vetëm një përgjegjës; shteti dhe strukturat e tij. Policia e shtetit është njoftuar për lëvizjen e vlerave monetare si e përcakton rregullorja, policia e shtetit sot ka sport institucional të sulmojë opozitën e qytetarët por jo të kryejë detyrën. Banditët që territorizojnë vendin dhe investitorët përfitojnë nga një qeveri që angazhohet të sulmojë qytetarët ndërsa lë të lirë bandat. Kriminelët janë të predispozuar të vjedhin dhe kryejnë akte të dhunshme kur qeveria bashkëpunon me krimin e orgnaizuar dhe e konsideron atë Partner të Përhershëm Potencial (PPP). Krimi është trimëruar se sot krimi është në pushtet!", shkruan Tabaku.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 11/04/2019 05:00

    Këta tabakët janë mbeturina osmane?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?