Jorida Tabaku

Tabaku depoziton amendamentin me ndryshimet e ligjit: Të aplikohet 0% tatim fitimi për profesionet e lira dhe biznesin e vogël deri në vitin 2029

29 Mars 2023, 11:08| Përditesimi: 29 Mars 2023, 11:16

  • Share

Deputetja Jorida Tabaku ka depozituar në Kuvend amendamentin për ndryshime në projektligjin ‘Për Tatimin mbi të Ardhurat’ që të përjashtohen nga tatim fitimi profesionet e lira dhe biznesi i vogël. Tabaku kërkon që për individët tregtarë; të vetëpunësuarit, si dhe entitetet, me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri në fund të vitit 2029.

Tabaku thotë se kërkon ndryshim të projektligjit që aktualisht parashikon tatimin në 23% për profesionistët e lirë dhe bizneset e vogla.

Sipas saj, qeveria parashikon t’u marrë 20 milionë euro thuajse 17 mijë profesionistëve të lirë duke diskriminuar të vetëpunësuarit, duke shkelur barazinë dhe ofruar pabarazinë. Tabaku akuzon qeverinë se po gërryen edhe më shumë të ardhurat e shtresës së mesme.

Amendamenti i depozituar në Kuvend

R E L A C I O N PËR AMENDAMENTIN PËR NJË NDRYSHIM NË PROJEKTLIGJIN “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”

I. QËLLIMI I AMENDAMENTIT DHE OBJEKTIVAT QË SYNOHEN TË ARRIHEN

Amendamenti synon që të përjashtojë nga vendosja e një tatim fitimi mbi gjithë biznesin e vogël dhe profesionistët e lirë duke I smangur ato një politikë fiskale dhe tatimore diskriminuese dhe regressive.

Ndryshimi i Dispozitës Kalimtare të kërkuar në Amendament kërkon që të përfshijë në përjashtim deri në fund të vitit 2029 të gjithë ata biznese të vogla dhe profesionistë të lirë që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë në vit duke shmangur një përjashtim që as relacioni dhe as qeveria nuk mundi t’I japë një arsyetim të saktë.

Vendosja e këtij ndryshimi do të mund të ishte një hap në drejtimin e duhur për të mbështetur profesionistët e lirë dhe bizneset e vogla. Pasi kuptohet qartësisht që ndarja e biznesit të vogël në tregtar dhe ofrues shërbimesh është diskriminues pa ndodnjë kosto sinjifikative në buxhetin e shtetit dhe me pozita rënduese për strukturën e ekonomisë sonë.

II. ARGUMENTIMI I AMENDAMENTIT LIDHUR ME PERPARESITE,

Kjo nismë synon që të mbrojë dhe të mbështesë profesionet e lira për të cilat është investuar jo vetëm nga qeveritë por edhe nga institucione ndërkombëtare si Banka Botërore apo dhe organizatat e pavarura të këtyre profesionistëve. Siç edhe e përmendëm më sipër të ardhurat që pritet të përfitohen nga profesionistët e lirë është shumë herë më i vogël dhe pa ndonjë peshë specifike të madhe.

Qeveria ka parashikuar që tatojë 16.700 profesionistë të lirë duke u marrë atyre nga të ardhurat e tyre 2 miliardë lekë, një shumë insinjifikative që nuk i shërben aspak buxhetit të shtetit. Por, nga ana tjetër ka gjasa të përhapë informalitetin dhe të përkeqësojë edhe më shumë strukturën ekonomike të vendit tonë ndërkohë që përkeqëson politikën fiskale.

Për sa kohë që profesionistët e lirë janë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë sonë dhe përbëjnë shtresën e mesme, për aq kohë dhe ne duhet të kujdesemi që barra fiskale të mos u bie atyre në mënyrë të padrejtë.

III. VLERESIMI I LIGJSHMERISE, KUSHTETUTSHMERISE DHE HARMONIZIMI ME LEGJISLACIONIN NE FUQI VENDAS E NDERKOMBETAR

Amendamenti është propozim i një deputetetje të Kuvendit të Shqipërisë, në përputhje me nenin 75, pika 4 të Rregullores së Kuvendit

IV. PËRMBLEDHJE SHPJEGUESE E PËRMBAJTJES SË AMENDAMENTIT

Amendamenti përbëhet nga një dispozitë, e cila sjell një shtesë në nenin 69 të ligjit nr. 92/2014, që ka të bëjë me përfishrjen në përjashtim të bizneseve të vogla dhe profesionistëve të lirë me xhiro deri në 14 milion lekë në vit deri në 31 dhjetor 2029.

V. RAPORTI I VLERËSIMIT TË TË ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE BUXHETORE

Gjithë biznesi i vogël duhet të trajtohet njësoj nuk duhet të ketë diskriminim. Përjashtim që siç është sot duhet të jetë i përhershëm dhe duhet të përfitojnë të gjithë ata që kanë të ardhura mbi 14 mln lekë të vjetra. 16.700 profesionistë të lirë nuk kemi pse t’i marrim 2 mld lekë.

Amendamenti i depozituar në Kuvend

Komento

Komente

  • Ariu: 29/03/2023 12:16

    Po kush do i paguaj në vend të tyre?! Apo zhytja shtresës së varfër e të mesme! Palloshe, vetëm ti mund të thuash që biznesi mos të paguaj tatim-fitimi. Po le të mos paguaj dhe unë që kam rrogë, në rregull jemi. Bëjmë pallë të gjithë bashkë.

    Përgjigju
    • Italja si moter: 29/03/2023 13:06

      Kjo me keþo qe kerkon do te shpetoje veten se i jati i saj eshte gjasme bizesmen ,kjo nga ekonomia e nje shteti nuk mer vesh fare .Ti moj jonida je nje idiote qe nuk ke shoqe ,ke mare mesime nga lulushi qe punonit bashke ne bashki .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?