‘Ligji aktual i pronave do të anulohet dhe brenda dy vitesh do të finalizojmë legalizimet’ kështu ka deklaruar kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.
‘Në programin e PD, e thënë prerë dhe qartë nga kryetari i Partisë Demokratike dhe nga të gjithë ekspertët, thuhet që “Ligji i Pronave aktual do të anulohet”. ‘Jo vetëm me një ligj, por edhe një korpus ligjor prej 10 ligjesh që cenojnë të drejtën e pronës, si Ligji i Investimeve Strategjike, një prej tyre, i cili është duke zaptuar pronat e pronarëve pa të drejtë dhe është duke i konsideruar ato prona publike, do të anulohet bashkë me ligjet e tjerë.’- tha Tabaku.
Nga selia blu, Tabaku iu përgjigj edhe kreut të Kadastrës Artan Lame, ku tha se në 8 vite qeveria ka pasur shumë mashtrime, shumë gënjeshtra, shumë premtime të pambajtura, por pronat dhe legalizimet janë thjesht vetëm dy prej tyre.
‘Sot qeveria foli për ligjin e pronave i cili mund të njihet si ligji më famëkeq në këto 30 vite dhe i ka kthyer pronarët në të njëjtat nivele dhe i ka bërë një dëm pronarëve të njëjtë me atë që i bëri regjimi komunist.’- tha Tabaku.
Po ashtu kandidatja për deputete e PD-së shtoi se kur PD të vijë në qeveri do të rikthejnë në ligj më në fund konceptin e pronës, konceptin e pronarit dhe do të rikthejmë në ligj konceptin e njohjes së pronës. Përsa i përket çështjes së legalizimeve, Tabaku tha se PD do të angazhohen që të përfundojë brenda dy vitesh.
'Këto zgjedhje të dashur qytetarë, nuk janë zgjedhje as për Bashën, as për Ramën, këto zgjedhje janë për familjen dhe për qytetarët. Janë zgjedhje për prcesin e integrimit europian, janë zgjedhje për t’i dhënë përfundimisht një zgjidhje korrekte procesit të kthimit të pronës, por edhe njëkohësisht të legalizimeve. Këto janë zgjedhje për të gjithë shqiptarët. Ne angazhohemi për të gjitha proceset për përfundimin e vënies së të drejtës së të zotit për procesin e pronës dhe nga ana tjetër edhe për procesin e legalizimit. Do t’i shohim me prioritet. Do të jenë pjesë e planit të punës për 100 ditët e para dhe do të fillojëm menjëherë angazhimin dhe të zbatohet që nga janari i vitit së 2022. Ky është një proces që për ne është prioritet, ky është një proces për integrimin europian dhe ne do të bëjmë çdo gjë të mundur për ta realizuar dhe përfunduar atë.'- përmbylli Tabaku.
Ah sikur mos te ishit ndryshe sa mir do ishte 1000 veta do beja per vete ,vetem per legalizimet ,gangrena dhe kanceri per mua ky esht .nejse edi ka te drejt te besoj per mandat te tret ,por aty ky thika smban me pronat e legalizimet ska ber asgje ,shyqyr qe e mblodhen para Dy muajesh se filluan si Dy zgjedhjet e para shpernda ca hipoteka per legalizimet e kaq .se per 4 e 8 vjet ne kosh te plerave shqiptare .njerezit e legalizimeve Jan te gjithe per spak
PërgjigjuPo mire moj Tabakhonja e Tirones me cilin do ti beni legalizimet me gjenaral lejtnant Shabon Tapia. Po legalizimet i beri gjigandi moj Tabakhone. Po mos u prefni para kohe, sondazhet ju lene prape no opozite dhe 4 vjet moj Tabakhone. Ne asnje vend te botes nuk vihet ne pushtet nga rruga. E ju zgjodhet rrugen dhe tani futuni ne parlament , mesoni si behet opozite parlamentare dhe behuni gati per 2025 por me sa duket puna dhe ne 2025 kur Gjigandi ndoshta terhiqet me deshire eshte gati Erjon Velia shume i ri dhe i afte te drejtoje Shqiperine drejt mirqenjes dhe zhvillimit progresiv. Prandaj moj Tabakhone shikoj 4 sondazhet e fundit dhe do bindesh vete se 25 prilli do konfirmoje Gjigandin Edi Rama ne mandatin e trete kurse sekti naziskin i Habib Burgibes se leshelise e ka marre rrugen e mutit dhe me 25 prill shkon ne te s'emes per skrap.
PërgjigjuTosi ti ke te drejt ,por shyqyr qe e kujtoji .se gjaku ne gju do vej per pronat
O Tabakhone! Familja ime o me denbabaden se familja jote ,kur ka ardhe familja jote ne Tirone familja ime i dhuroji toka familjes tate dhe nuk ja shiti, tani moj Tabakhone Ti me postin tend i more ato prona qe familja ime ti dhuroj TY moj Tabakhone , ndersa familjes time ja more te gjitha pronat dhe ja dhe te tjerve, ndersa ne po bredhim prej 30 vitesh neper dyert e gjykatave dhe nuk po i marim dot sepse Ti moj Tabakhone ma babin tend shpirteror Plakun Mere i korruptuat gjykatsit dhe nje pytje kom per Ty moj Tabakhona mos valle origjina Juaj e hershme eshte nga shpellat e Vicidollit se nuk ka si shpjegohet ndryshe puthja e kembeve qe i ben Plakut Mere. Postoni komentet se ka dhe gazeta te tjera te pavarura qe i postojne te gjitha komenet e lexuesve, mos largoni lexuesit.
Përgjigjume kokrre mashtrusit se ju te pds nuke ka ju kemi pare kure keni qene ne pushtet qe mose hardhshi kurre sabotatoret e vendite
Përgjigju