Çështje e inceneratorëve ka shkaktuar debate të forta mes PD dhe PS në Kuvend, ku nuk kanë munguar as ironitë dhe sulmet me njëri-tjetrin. Lidhur me këtë çështjeje Spiropali tha se pastrimi i vendi nga mbetjet ishte domosdoshmëri, por kjo ka sjellë reagimin e Jorida Tabakut e cila tha se ministrja nuk ka si i kupton dot këto afera pasi kur PD i denonconte ajo ishte te Doganat.
“Kur unë bëra interpelancë për këtë çështje ti ishe te trau i Doganës. Për korrupsion jeni vërtetuar që jeni kapur. Sot akuzoheni për pastrim parash. A e dinë qytetarët shqiptarë se çfarë ka ndodhur me 430 mln euro.A e dinë se çfarë ka ndodhur me kompanitë e Klodian Zotos. Qeveria shqiptare ka dhënë paradhënie për Inceneratorin e Fierit pa u kryer ende puna. Korrupsionin e ka vërtetuar SPAK.Kushdo i përfshirë me letër dhe shkresë është i përfshirë zyrtarisht. Jam ndjerë keq kur kam parë persona në moshën e tim eti në Komisionin e Vlerësimit të ofertave. I keni përdorur si lecka zyrtarët e këtij shteti. Mua nuk më trondit asgjë derisa t’i shkojmë në fund kësaj afere”, tha Tabaku.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Elisa Spiropalit, e cila tha se Tabakut duhet t'i vij turp që po bën prokuroren si në kohën e komunizmit, ndërsa me përmendjen e traut të Doganës , ministrja i tha se fillimisht duhet të pyes Bashës a e kalon dot traun përtej detit.
Nuk kuptoj si Zonja Tabaku nuk i vjen zor kur bën rolin e prokurores së komunizmit dhe nuk skuqet kur përmend miliona euro si të ishin 5 mijë delegatët në dy vendet e pallatit të kongreseve për zgjedhjet e tyre. Nuk e kuptoj fare se si nuk e kupton se do të humb edhe gjyqe të tjera në radhë, meqë bën rolin e prokurores le të pyesë atë që ka në krah kur ulet meqë përmendi traun e kalon dot traun përtej detit?, tha Spiropali
Kjo deklaratë e Spiropalit është e njëjtë me atë që kishte bërë më herët Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ndaj Sali Berishës nëse “e kalonte dot oqeanin dhe hynte në SHBA” duke paralajmëruar shpalljen non grata të tij nga SHBA dhe që sot është fakt. Duke i drejtuar të njëjtën pyetje edhe Bashës, deklarata e Spiropalit lë në të kuptosh të njëjtën situatë edhe për Lulzim Bashën.
Lajmi kryesor: