Tabaku interpelancë me Ibrahimin: Qeveria s’pati transparencë për fondet e rindërtimit! Dështoi të plotësonte premtimet e mbajtura

30 Mars 2023, 11:07| Përditesimi: 30 Mars 2023, 11:58

  • Share

 

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka kërkuar një interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimi. Tabaku pretendon se qeveria nuk ka treguar transparencë. Tabaku thotë se nuk ka asnjë shpjegim lidhur me fondet e marra dhe granteve pas tërmetin


Fjala e plotë:

Në vitin 2019, një tërmet tragjik goditi vendin dhe 51 shqiptarë humbën tragjikisht jetën ndërsa mbi 3000 të tjerë u plagosën.

Qeveria shqiptare morri pjesë në fillim të 2020 në një konferencë donatorësh organizuar nga Bashkimi Europian dhe jo vetëm për të përfituar një shumë prej 1.15 mld eurosh nga të cilat 295 mln euro në formën e granteve dhe 853 mln euro në formën e kredive të buta.

Ndërsa kryeministri fillimisht vuri si kufi kohor vitin 2021 për të përfunduar procesin e rindërtimit, ndërkohë që ish zv kryeministri Ahmetaj në një interpelancë me kolegun Xhaferri deklaroi se në vitin 2022 procesi i rindërtimit ka përfunduar.

Pas fatkeqësisë, qeveria shqiptare ngriti ministrinë e rindërtimit për të mbarëvajtur procesin e rindërtimit. Ndërkohë që flasim as ministria e rindërtimit dhe as ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk kanë një raport të qartë të kostove dhe ndërtimit në fushën e rindërtimit.

Sot, shqiptarëve u themi që procesi i premtuar i përfundimit të rindërtimit është i gënjeshtër. Raporti i OSBE-ODIHR vuri në dukje se procesi i rindërtimit u bë pis pasi u përdor për interesa elektorale ndërkohë që transparenca për këtë proces dhe fondet e alokuara për të është shumë e lartë

Ne, nuk kemi asnjë informacion jo vetëm se kur pritet të përfundojë procesi i rindërimit? Në buxhetin e shtetit ka një fond prej 5 mld lekësh të alokuar për një proces që dukshëm është shumë larg përfundimit (siç edhe do të tregohet më vonë).

Sikundër na mungojnë informacione në lidhje me kostot totale të këtij procesi; Sa është fatura e rindërtimit në total? Sa është vlera totale e fondeve që janë alokuar me VKM?

Në tre vjet e gjysmë pas rënies së tërmetit ne nuk kemi arritur të kuptojmë realisht sa është vlera pasi ish ministri i financave dhe ekonomisë dhe përgjegjës për sektorin e rindërtimit ka deklaruar më herët që ky është një proces dinamik. Sot, a mendon njësoj ministrja Ibrahimaj? A mendon dhe ajo që ky është një proces dinamik që ndryshon nga çasti në çast apo ka për shqiptarët një përllogaritje të saktë të vlerës që do të marrë dhe ka marrë deri më tani rindërtimi?

Në vitin e katërt pas Fatkeqësisë (mars 2023), Qeveria ka Buxhetuar, Alokuar dhe Konsoliduar total 75 miliard lekë. Konkretisht në 2020 u konsoliduar 16.6 miliard lekë, në 2021 janë 29.5 miliard dhe në vitin 2022 janë 28.9 miliard lek shpenzime të realizuara. Viti aktual 2023 ka një Plan të Buxhetuar për Programin e Rindërtimit në masën 5 miliard lekë.

Ndërsa Ligji për Buxhetin e Shtetit 2023, në tabelën Treguesit Fiskal planifikim afatmesëm, tabelë nr. 4 Shoqëruese e Buxhetit, zbardh faktin se viti 2023, është viti i fundit me planifikime dhe buxhet për këtë Program.

Kjo do të thotë që sipas buxhetimit qeveria e mbyll programin me 80 mld lekë, por a është kjo vlera përfundimtare dhe reale me të cilën do të mbyllet rindërtimi? Mjafton të hedhim një sy në zonat ku është premtuar se do të investohet për projektin e rindërtimit për të kuptuar që qeveria shqiptare ende nuk e ka përfunduar procesin e rindërtimit.

Së dyti, në buxhetin faktik 2020 qeveria ka deklaruar se në lidhje me kreditë nga Konferenca e Donatorëve, 11% e huave (90 mln euro) janë finalizuar në marrëveshje konkrete ndërsa 160 mln euro ishin në proce negoçimi. Kjo shifër në fund të 2021 ka qenë në 150 mln euro për kreditë e buta.

Sa është sot e kësaj dite vlera e kredive të buta të nënshkruara nga qeeveria shqiptare? Pra sa kredi të buta ka marrë ministria e financave dhe ekonomisë për të lehtësuar situatën e shpenzimeve për rindërtimin nga buxheti i shtetit? Nëse lexojmë buxhetin faktit ne shohim se një raport kontradiktor me regjistrin e borxhit pasi nuk kemi asnjë reflektim të kredive të marra për rindërtimin referuar përshkrimit të kredive. Kjo situatë paraqitet si në vitin 2021 por edhe në fund të vitit 2022 madje dhe në janar të vitit 2023 vërehet se nuk kemi asnjë përpjekje të qeverisë për të marrë një kredi të butë.

Në raportin e KLSH për vitin 2020 raportohet se “Në bazën e të dhënave të investimeve me financim të huaj për vitin 2020, rezulton se nuk ka projekte të reja që mund të lidhen me Rindërtimin” Duke pasur parsysh këto fakte do të ishte në interes të opinionit publik që Ministria e Financave dhe Ekonomisë si gardiane e buxhetit të shtetit dhe arkës së madhe të financave të na shpjegojë qartësisht se çfarë ka ndodhur me vlerën e 1.13 mld euro të donacioneve mbi tërmetin të marra nga konferenca ndërkombëtare.

Sa është lista e të gjithë marrëveshjeve të huave që janë nënshkruar nga qeveria në lidhje me rindërtimin?

Si janë detajet e këtyre marrëveshjeve? A janë ato publike dhe të aksesueshme jo vetëm nga deputetët por edhe nga palë të treta? A kemi ne një vlerë të marrëveshjeve dhe objektin e secilës marrëveshje të huasë përfshirë datën e nënshkrimit të saj, normën e interesit, kohëzgjatjen, institucionin kreditues dhe vlerën totale të huasë të disbursuar? Qytetarët janë sot në errësirë të plotë në lidhje me shumën e parave që është përdorur nga fondi i thuajse 300 mln euro grante që ka përfituar vendi. Në raportin e buxhetit 2020 shkruhet që qeveria ka nënshkruar 277 mln euro nga grantet por sot e kësaj dite nuk kemi asnjë detajim për këto grante.

A janë përkthyer në investime për qytetarët shqiptarë në procesin e rindërtimit grantet që raporti i buxhetit faktik 2020 pretendon se janë marrë në vlerën e 277 mln eurove?

A janë raportuar këto grante të marra, sipas buxhetit faktik 2020, në raportin e investimeve vjetore të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë? Përpos situatës me donacionet dhe grantet nga konferenca një tjetër situatë interesante na shfaqet në buxhetin e shtetit. Në buxhetin e shtetit për vitin 2021 në tablenë e treguesve fiskalë të buxhetit të konsoliduar pjesa e fondit të rindërtimit është parashikuar në vlerën e 29 mld lekëve për vitin 2021 dhe në vitin 2022 janaë parashikuar 6 mld lekë ndërsa për vitin aktual 0 lekë. Si ka mundësi që qeveria ka ndryshuar mendim duke akorduar edhe këtë vit një shumë prej 5 mld lekësh? Përse qeveria nuk ndërmorri ndryshimet e nevojshme në këtë parashikim edhe kur preku disa herë me radhë buxhetin e shtetit për 2021 me rastin e pandemisë?

A kanë lidhje këto donacione shtesë me detyrimet e prapambetura që ka krijuar qeveria shqiptare si pasojë e keqmanaxhimit të procesit të rindërtimit nga ana e saj? Ligji për Buxhetin e Shtetit 2023, në tabelën Treguesit Fiskal planifikim afatmesëm, tabelë nr. 4 Shoqëruese e Buxhetit, zbardh faktin se viti 2023, është viti i fundit me planifikime dhe buxhet për këtë Program. Por a është realisht viti i fundit? Mgjths deri më tani qeveria shqiptare ka buxhetuar 80 mld lekë për procesin e rindërtimit, na rezulton se vlera totale e tenderave të hapura për këtë proces është ajo e 96.6 mld lekësh; nga ku tender që kanë shpallur fituesin kanë vlerën e 84 mld lekësh.

Si shkpjegohet që kemi një diferencë mes vlerës ne buxhetim dhe asaj në tenderim?

Ndonëse qeveria u zotua se ajo do të zbatonte faturat e rindërtimi mbi bazën e legjislacionit në fuqi vërehet se vlera e alokuar nga qeveria shqiptare nga 2020 deri më tani nuk është reflektuar në treguesit fiskalë.

Çfarë fshihet pas kësaj situate ku vetë Ministria e Finacave ka dështuar që të paraqesë sipas parashikimeve ligjore për manaxhimin e sistemit buxhetor dhe ligjit përkatës në buxhetin vjetor? A kanë lidhje me rindërtimin detyrimet e prapambetura të dala edhe në buxhetin e vitit 2023 në vlerën e 5 mld lekëve? A ka ndikuar në rritjen e detyrimeve të prapambetura procesi i rindërtimit duke rënduar pozitat e buxhetit? A kemi detyrime të fshehura nga procesi i rindërtimit? Sa më shumë që kalon koha aq më e paqartë shndërrohet situata në lidhje me fondet e rindërtimit dhe vetë procesin e rindërtimit. Ajo çfarë është e sigurtë deri më tani është se ky proces më shumë është përdorur arbitrarisht nga qeveria por duke dështuar në përmbushjen e premtimeve të mbajtura.


Lajmi kryesor:

Kuvendi miraton me 70 vota pro ligjin për tatimin mbi të ardhurat, rrëzohet amendamenti i Tabakut! Nga 2024 tatohen profesionet e lira


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?