Tabaku: Ke fituar pushtetin me 'Kajmakët, gjizat e gjalpat'! Rama: Provë se Reforma në Drejtësi funksionon! Alibeaj: Bëhu burrë dhe fol për 'Non Gratat' e tu

16 Qershor 2022, 13:02| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 14:11

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parrë arrestimin në Itali, të ish-kryebashkiakut të tij, Agim Kajmaku për trafik doge. Për Ramën, fakti që një ish-zyrtar i lartë po arrestohet është një tregues se si po funksionon Reforma në Drejtësi, e se askush nuk është i privilegjuar.

" Nëse sot ka ish-ministra apo deputet, apo kryetar Bashkia të lidhur me partinë në pushtet që janë duart e drejtësisë kjo nuk është një diçka që ka ardhur nga qielli, por kjo është një zhvillim që ka ardhur nga reforma në drejtësi, rezultat i kërkuar me këmbëngulje nga ne, jo prej jush, kjo është një arsye më shumë pse shqiptarët na besojnë ne jo ju", tha Rama ndër të tjera.

Kjo përgjigje erdhi pas akuzave të deputetes demokrate, Jorida Tabaku. Kjo e fundit, nga Foltorja e Kuvendit, Tabaku ironizoi konferencën anti-korrupsion të qeverisë duke hequr një paralele me arrestimin e Kajmakut, teksa nuk i kurseu ironitë.

"Kisha Kajmakun kundërshtar në zgjedhje, ai që nuk verifikohet për asnjë gjobë, ai simbol i punës së kësaj, ai kajmakët e tjerë, gjalpat, gjizat si i quani, kjo është farsa e kësaj qeverie. (...)politikën e ditës, bëje me vendimet e tyre, me mënyrën se si ke fituar pushtetin, e me kajmakët, gjizën e gjalpët me radhë", tha Tabaku.

Debatit që u zhvendos nga rritja e çmimeve të korrupsioni, u bë pjesë edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili 'sfidoi' Ramën që të flasë për 'Non Gratat' e partisë së tij dhe jo të PD-së.

"Bëhu burrë njëherë, fol për Non Grata e tua, i ke me shumicë në grupin tënde", tha Alibeaj.

Agim Kajmaku u kap me 20 kg kokainë në Itali brenda vazove me lule që bleu për biznesin e tij. Agim Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga prokuroria e Tiranës përmes një letërporosie dërguar autoriteteve greke se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri.

Ora 13:21
Noka: Të mbajë qeveria flamurin e antikorrupsionit, njësoj si të shohim ISIS që mban flamurin kundër terrorizmit

 

Deputeti i PD, Flamur Noka iu përgjigj kryeministri Edi Rama për antikorrupsionin duke e krahasuar me organizatë terroriste ISIS. 

"Që kryeministri dhe kjo qeveri të mbajë flamurin e antikorrupsionit, është si të shohim ISIS që mban flamurin e luftës kundër terrorizmit. Të kursejmë këto fjalime bajate. Respektoni opozitën se e kanë zgjedhur demokratët. Tangot që ka qejf Rama t’i kërcejë shpesh ka vende të tjera, jo këtu në parlament", tha Noka.

Ora 13:09
Alibeaj-Ramës: Ne merremi me domatet, ti me lulet e Kajmakut! Bëhu burrë e fol për 'Non Grata' e tu

 

Deputeti Demokrat, Enkelejd Alibeaj i kundërpërgjigjet Edi Ramës për Agim Kajmakun.

"Ne me domatet  do merremi, ti merresh me lulet e Kajmakut. Bëhu burrë njëherë, fol për Non Grata e tua, i ke me shumicë në grupin tënde, gjysmë zëri nuk nxjerr për raportin e DASH, por jo vetëm kaq del e i mbron, Kujto se c'ke thënë një vit më parë. Bëhu burrë dhe mos i ul poturet para tyre, ende vazhdon në sirtarët e këtij parlamenti, vettingu për politikën, ke ti fuqi për ta bërë. Lista e pritjes duket që e ke të gjatë, për këtë merakosu ti", tha Alibeaj.  

B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?