Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku thotë se koncesionet po prishin tregun e punës. Sipas Tabakut, kryesisht koncesionet që jepen pa garë kanë fitimet më të larta, favore në ligje dhe paga më të larta se pjesa tjetër.
Deputetja demokrate, thekson në një postim në Twitter se për çdo profesion paga në koncesionare është me e lartë se paga për të njëjtin profesion në sektorin privat.
‘Koncesionet po prishin tregun! Ato që jepen pa gare kane fitimet me te larta; favore me ligj & paga me te larta se pjesa tjetër! Nuk mundet me fonde publike te shkatërrosh tregun! Per cdo profesion paga ne koncesionare eshte me e larte, se paga per te njejtin profesion ne sektorin privat!’- thekson Tabaku.