Deputetja e PD Jorida Tabaku

Politikë

Tabaku kritikon buxhetin: Ekonomia po bie, propaganda nuk e fsheh dot krizën, shqiptarët po humbasin besimin

2 Shtator, 16:30| Përditesimi: 2 Shtator, 16:38

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka hedhur akuza ndaj qeverisë se e ka zhytur vendin në krizë ekonomike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja demokrate paralajmëroi se nëse sistemi nuk ndryshon dhe nëse nuk merren masa për të mbrojtur shtresën e mesme dhe punën, vendi rrezikon të mbetet peng i një ekonomie të deformuar që shërben vetëm për pakicën në pushtet.

Sipas Tabakut, kriza më e madhe nuk është vetëm rënia e treguesve, por humbja e besimit të qytetarëve tek ekonomia dhe tek e ardhmja.

'Gusht e gunë. As turizmi dhe as propaganda nuk e fshehin dot krizën ekonomike. Vetëm në gusht, treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 0.8 pikë.  Industria humbi 4 pikë, shërbimet ranë me 2.1 pikë. Edhe konsumatorët u treguan më pesimistë: treguesi i tyre ra me 0.5 pikë. Më pak blerje, më shumë frikë për të ardhmen financiare.

Ndërtimi, dikur krenaria e qeverisë, mbahet gjallë vetëm nga spekulimi me çmime. Ky është sistemi i ndërtuar për një pakicë: taksat e larta i paguan shumica, ndërsa buxheti shpërndahet në korridoret e pushtetit për klientelën e privilegjuar.

Dhe këto nuk janë thjesht shifra por tregues të një realiteti ku shqiptarët po humbasin besimin – tek ekonomia, tek mundësia për një jetë më të mirë, tek e ardhmja në këtë vend. Dhe kjo është kriza më e madhe. Një sistem që takson rëndë punën dhe shtresën e mesme, ndërsa shpërndan buxhetin në korridoret e pushtetit për pakicën, nuk mund të ndërtojë mirëqenie', shkruan ajo. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • silvana: 04/09/2025 08:55

    ju flet SUDJA e pd....

    Përgjigju
  • rob: 02/09/2025 17:42

    Nuk jane bere as kater muaj qe Shqiptaret ja futen kesaj dhe PD-se sa krahu e kjo plehra Berishiane thote Shqiptaret kane humbur besimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?