Jorida Tabaku me punonjëset e fasonerisë

Politikë

Tabaku me gratë në fasoneri: Do jem zëri juaj për më shumë të ardhura dhe më pak taksa

25 Prill, 11:55| Përditesimi: 25 Prill, 11:56

  • Share

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në listën e hapur për Tiranën, Jorida Tabaku, ka nisur ndryshe mëngjesin e saj këtë të premte, duke publikuar një foto nga një vizitë me gratë e një fasonerie në kryeqytet.

E njohur për qëndrimet e saj të forta kundër taksimit progresiv, Tabaku ka zhvilluar takime të shumta me punonjës në fasoneri, duke dëgjuar shqetësimet e tyre dhe duke propozuar zgjidhje konkrete. Ajo vijon të mbrojë taksën e sheshtë si një mekanizëm për të rritur të ardhurat reale të qytetarëve dhe për të lehtësuar barrën fiskale mbi shtresën e mesme dhe gratë që mbajnë mbi supe ekonominë familjare.

“Nuk ka si gratë e punës, që e nisin ditën herët në mëngjes, e çojnë përpara punën në shtëpi e punën në punë! Antigona dhe shumë të tjera si ajo do më kenë në krah për të folur e luftuar për to”, shkruan Tabaku në rrjetet sociale, duke e shoqëruar postimin me një foto me punonjëset e fasonerisë.

Përmes këtij angazhimi, Tabaku vijon të jetë një nga zërat më të besueshëm për gratë dhe shtresën e mesme në Shqipëri, duke ofruar një vizion ekonomik që vendos në qendër individin, punën dhe dinjitetin.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?