Erion Veliaj dhe Desada Metaj

Grup 'inkuizicioni' kundër Veliajt në Komision! Tabaku merr pyetjet e gatshme nga anëtarja e AMA-s Desada Metaj, udhëzohet nga analistët e 'pavarur' Andi Tela dhe Andi Bushati

22 Shkurt 2022, 13:08| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 20:33

  • Share

Një debat i ashpër ka ndodhur sot gjatë punimeve të Komisionit Hetimor për çeshtjen e inceneratorëve. Mediat kanë arritur të fotografojnë një bisedë të anëtares së Autoritetit të Medias Audiovizive, Desada Metaj me kryetaren e komisionit Jorida Tabaku, që rrëfehet shumë qartë se si Tabaku merr udhëzime prej saj se çfarë pyetjesh duhet t’i drejtojë kryebashkiakut Erion Veliaj.

Siç shihet në foto shfaqen edhe biseda të Desada Metajt me dy gazetarë, Andi Tela dhe Andi Bushati, nga të cilët merr udhëzime se çfarë duhet t’i thotë Tabakut, që kjo e fundit të marrë në pyetje më pas Veliajn.

Kujtojmë se ditën e djeshme Berisha deklaroi se Desada Metaj ishte zgjedhur në AMA si përfaqësuese e Lulzim Bashës, si njeri i afërt më të që i drejtoi edhe fushatën. Ndërkohë që vetë Desada Metaj e mohoi diçka të tillë. Ndërkohë që sot jo vetëm që merr pjesë në mbledhjen e Komisionit Hetimor por edhe drejton punimet, duke udhëzuar kryetaren e Komisionit, Jorida Tabaku.

Skema në fjalë duket se është orkestruar nga Desada Metaj, e cila ka hyrë në mbledhjen e komisionit hetimor në cilësinë e anëtares së AMA, gjoja për të ndjekur seancën për të parë cilësinë e transmetimit të medias. Por në fakt, Metaj, deri para disa muajsh ka qenë zëdhënëse e PD dhe Lulzim Bashës, ka qenë prezente në komision për arsye politike me qëllim për të ndihmuar Tabakun në komunikimin mes gazetarëve Andi Tela dhe Andi Bushati.

Madje, për të hyrë në komision, Metaj ka gënjyer edhe Taulant Ballën, të cilit i është justifikuar, siç shihet në një nga mesazhet, se është aty si përfaqëssuese e AMAs.

Me poshtë bisedat e zbardhura:

Biseda Andi Tela-Desada Metaj

Andi Tela: Thuaji t’i bëjë pyetjet me argument, nuk i intereson të bëjë zhurmë

Desada Meta: E acaron ky legeni

Andi Tela: Dhe t’i kërkoi vetëm përgjigje për pyetjet, mos e lërë atë të bëjë retorikë

Vetëm m’u përgjigj pyetjes mos devijo me retorikë. Nuk dua retorikë… përgjigju pyetjes, unë pyes t’i duhet të përgjigjes kur merr makinerinë e kamerave e regjisë me vete

Desada Meta: Sapo më mori Taulant Balla dhe më kërkoi që të mos rri pasi nuk lejohet

Andi Tela: Po, po thuaji

Desada Metaj: Po. po. Atë i thashë

Andi Tela: Ti ke shkuar për të parë se si transmetojnë mediat sepse është problemi madh cilësia e transmetimit aty

Biseda Andi Bushati-Desada Metaj

Desada Metaj: Se s’ka faj është lodh

Andi Bushati: S’po e kuptoj këtë firmën e tij, ka firmos këshilli bashkiak për buxhetin por jo për… ???

Desada Metaj: Sepse nuk përgjigjet. Ja ta thotë tani

Andi Bushati: Dhe thuaj mos i kthejë asnjë përgjigje personale…. Se ai po mundohet ta nxehë dhe ta ngatërrojë.

Ora 15:03
'Drejtonte' Tabakun në mbledhjen e Komisionit Hetimor, anëtarja e AMA-s Desada Metaj: Jam e opozitës dhe vazhdoj të jem çdo ditë

1645538638_80005fd7907ccca8d.jpg

Desada Metaj, e votuar nga Kuvendi si anëtare e AMA-s, u vu sot në qendër të vëmendjes pasi jo vetëm ka qenë e pranishme në mbledhjene  Komisionit Hetimor për Inceneratorët por edhe bënte ndërmjetësen mes Tabakut dhe gazetarëve të tjerë pro opozitës për ta këshilluar kryetaren e komisionit për pyetje.

Metaj ka reaguar sot duke e pranuar se i përket opozitës dhe do të vazhdojë të jetë.

"Ermonela Felaj, përfaqësuese e Partisë Socialiste në komisionin hetimor të inceneratorëve ka shprehur shqetësimin për prezencën time në këtë komision meqë si e votuar nga parlamenti për AMA-n nuk e lejon ligji. Pra këta dashnorët e zbatueshmërisë së ligjeve, që me këto ligje kanë vjedh dhe abuzuar miliona euro me inceneratorët u intimidokan nga prezenca ime pa të drejtë fjale... duket që i kanë punët në vijë. Sa për vendin në bordin e AMA-s, ato janë vende të opozitës dhe i takojnë asaj. Nëse shqetësohen dhe për kaq mund të kërkojnë largimin. Votat i kanë. Ama përgjegjësisë për korrupsionin nuk i shpëtojnë dot! Sa për të bërë opozitë me këtë qeveri le të qartësohen se do vazhdoj çdo ditë",

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rimi: 23/02/2022 07:01

    Kriminale eshte qe ne zyren e kuventit kamerat e zyres te perdoren ne sherbim te propogandes se kryetarit te bashkise.

    Përgjigju
  • Iris: 23/02/2022 02:08

    Kjo histori nxorri ne pah disa probleme anesore,por te rendesishme:1-Jorida Tabaku nuk eshte e afte te beje pyetje vet,udhezohet nga te tjeret.2-Komisioni merr pyetje nga jashte,veprim qe nuk duhet lejuar.3-Nuk mund te them se c'perfaqeson A.Bushati,por Desada Metaj perfaqeson AMA,supozohet te jete nje inst.i paanshem,por veprimet e saj tregojne te kunderten,me kujtuan rastin kur Chris Cuomo u ngaterua ne hetimin e vellait te tij Andrew Cuomo (gov.te NY).Chris Cuomo u pushua nga CNN per kete veprim.A nuk duhet pushuar dhe D.Metaj nga AMA?Po J.Tabaku a duhet te vazhdoje te drejtoje komisionin pasi u zbulua qe influencohet nga njerez e forca pertej mureve te kuvendit,duke e kthyer kete hetim qe supozohet te jete i paanshem ne tendecioz e ne /gjueti shtrigash/ me qellim perfitimet politike?

    Përgjigju
    • Riku: 23/02/2022 11:49

      Iris si gjithmone komentet e tua ne përpjekje per te justifikuar qeverine nuk merren asnje here me thelbin qe eshte vjedhja tashme e vërtetuar nga prokuroria por merresh me procedurën si e pyeti... a i beri pyetjen e duhur.. po kush eshte kjo te pyes ate etj etj

  • Gripi: 22/02/2022 21:04

    Desada ose Lolita e instagramit eshte denigrimi i figures morale i nje femra te hallakatur qe ka qene dhe eshte e gatshme te beje cdo paturpesi per hir " te karrieres. Te tregojme historite e Desades te hershme para se te vendosej me shtepi ne bllok nga " meritat" e babait te saj si i persekutuar por dhe informator i sigurimit e deri te vendosja ne bllok dhe aventurat me femijet dhe shoferet e " bllokmeneve te rinj nuk ja vlen. Askush nuk ka per ta larguar nga AMA le te beje cte doje, eshte pazar i Rama - Bashes per sistemimin " e shoqeve te luftes". Tabakun ne vend qe ta ndihmonte sebashku me impotentin Bushati, vetem sa i reklamoi mediokritetin. Fatkeqesi kombetare ku e katandisi politika kete shoqeri.

    Përgjigju
  • Family: 22/02/2022 20:31

    Kjo shpi kurvash, normal qe do ecte ne jete me intriga e pislleqe, bashke ne motren Edesa - little bitch.. Skane lene cazzo blloku pa thy ne shqiperi, Tashi na japin dhe mend kto ndyrsira dhe i mbajne vipat Si te zgjuara bashke me Anilen e me shoqe.. imagjino ca vipash kemi ne, Me plera si kto bejne perpara, se me kto merren normal Kte nivel kane se kalojne kurre.. Sa i perket Tabakut, ajo te pakten eshte profesoreshe ekonomiku Dhe familje e respektuar dhe familjare e rregullt, pavarsisht se zgjodhi Ti futet politikes ndoshta e imponuar nga cv saj e bollshme e rekrutuan e genjyen! Por seshte gru pa burre si kto dhe me fmi kopila, qe kane ndrru gjithe policine e shtetit e badigard E kryeredaktor e gazetar e teknik pulti, kane qene mesimore qe ne 1995 dhe ne vazhdim..

    Përgjigju
  • Une: 22/02/2022 18:36

    Tabakja cope injorante kete tregoi ky komision. Bertet, nderpret dhe ben si cube me mikrofon ne dore. Si nuk doli nje njeri i sakte nga keta te PDs. Femrat vullgare qe bejne si burra te forte. Sa here hap gojen genjen, nuk njeh as gjerat me elementare si funksionon nje shtet. E gjitha nje loje e ndyre per re baltosur punen e bashkise e te qeverise. E late nje hale te madhe Tiranen keni goje dhe flisni.

    Përgjigju
  • A...Zh: 22/02/2022 18:32

    Lukuni vemjesh e zagaresh! E megjithate jane ne te drejten e tyre, pasi sic duket po zbatojne vijen e sjelljes duke jashteqitur nga te gjitha vrimat corben e perditeshme!

    Përgjigju
  • Ben: 22/02/2022 18:30

    Opozita e plehrave,hahaha.Jorida,debile me shkolle ose cope mishi e stazhionume,udheheq komisionin.Lere fare.Pastaj Andrat qe japin message Desades qe t'ja çoje Jorides.Desada qe eshte fut pa lidhje dhe me genjeshtra ne ate salle.Po kjo Pd-ja si nuk behet ndonje here parti por akoma rri Kinostudio.Vetem prodhon Babale,film me seri,8 janar,film dramatiko karagjoz, Kuvend Partie me 1930 karrige po me 5004 persona,Film erotik ne Kuvend Salianji-Duma,dhe sot me mesazhe Tela Lela Pela Bejtja Desada Jorida.

    Përgjigju
  • Ari: 22/02/2022 18:30

    po sh mire de(kar)da...ia mbajten motren socialistet...per hater te klosit a f@ck knows who..dhe ia bejne drejtore ..normale....hajde se ne nje vorbull rrotullohen..me llalen me gashin e me p... s.... tyre...same shit same tarts..all around..shite!

    Përgjigju
  • Hasan spahiu: 22/02/2022 17:54

    Problemi eshte se kemi te bejme me komision parlamentar dhe jo mbledhje partie.po te ishte e tille konsulenca me militante partie nuk ka asgje te keqe.Por te terheqesh per hunde nje komision parlamentar eshte e rende.Minimumi Balona tabake duhet te shkarkohet.Sa per AMA eshte institucion i pavarur.Zonjusha ne komision ka hyre si perfaqsuesve e AMA.Pra ajo ka shperdorues postin zyrtar.Per kete duhet te ndiqet penalisht. Rast i paster i shperdorimin te detyres.Ketu nuk ka te beje fare militantizmi partiak.

    Përgjigju
  • Sokol: 22/02/2022 17:18

    Shteti i ka dhene privatit nje pune qe e bente fare mire dhe shume here me lire vete. Shteti nje dite tha, nuk behet kjo pune me pak para prandaj ja japim privatit (ca anonimeve qe ne kete fushe nuk kishin asnje dite pune!!!) bashke me 400 milion €!!! Pra nje dite Rama, Ahmetaj dhe Veliaj vendosen si te fusnin doren per te….mijren here ne xhepat tane dhe shpiken „inceneratoret“. Nga kjo afere vjedhje hane edhe sejmenet Bolino&co qe bejne lepiresin e qeverive per para dhe na shesin moral ne emer te lirise se fjales dhe shtypit te pavarur. Kohe plehrash qe qelben Shqiperine. Vetem skane pse bejne sikur jane me te mire se ata qe ishin dje, hajdute qe bertasin kapni hajdutin.

    Përgjigju
  • Sara: 22/02/2022 16:21

    Problemi nuk esht tek partia por tek gati 400 milion euro korrupsion.Me ate shum nderton nje rruge nga Shkodra ne Sarande por kan hy ne xhepat e dikujt.Mos flisni me parti por te dalin ku kan shkuar kto miliarda,te konfiskohen dhe pergjegjsi kushdo qofte te hyj ne burg

    Përgjigju
    • Per Saren: 22/02/2022 16:24

      Ku e faltove ti qe jane vjedhur 430 milion?! Ngaqe e tha Tabakja? Deri tani nuk eshte bere asnje vleresim dhe drejtesia nuk folur. Nuk po them qe nuk eshte vjedhur po edhe keshtu te marresh te mireqene cfare thote nje parti qe prodhoi Babalen nuk eshte mire. E jotja eshte e folur me parti.

  • Riku: 22/02/2022 15:59

    Dmth grupi I strukturuar jane keta qe bejne pyetje... ata qe thajne leket jane viktimat... realisht shqiptarja eshte media me e besuar ne shqiperi hahahahahahahah

    Përgjigju
    • Tiku: 22/02/2022 16:17

      Eshte nje sjellje tipike sovjetike. Qe eshte karakteristike ne vendet neokomuniste,perfshire Shqiperine. Kur "udheheqesit" kapen me presh ne dore ose goje, propoganda rreket ti justifikoje si vyrtyte trimerie ose ormale ne kushte "tavoline". Ndersa kur pala tjeter, ajo kritike, kapet me ndonje sjellje si kjo sot, propoganda te sulet fuqishem per te "demaskuar".

  • Endri: 22/02/2022 15:56

    Keta budallenjte e PD-se se sotme jane te zote te prishin edhe dicka qe mund t'i bente goxha dem PS-se. Duke futur hundet per te bere show politik ja humbin kredibilitetin e ceshtjes. Lere pastaj kur vene ne krye te komisionit tru laraska si kjo

    Përgjigju
  • Bitch: 22/02/2022 15:41

    Desada baxhella... pupupupu Kush vaxhdon na pi gjakun Nga do te kthesh koken, Vetem kurva e kriminela na drejtojne.

    Përgjigju
  • Ela: 22/02/2022 15:33

    Pa cfar pacaure,jane plehra

    Përgjigju
  • Ilir M: 22/02/2022 15:22

    Dorian Ducka qe komunikon ne foto eshte kushuriri I pare I Ilir Metes. Pd tallet me njerezit

    Përgjigju
    • Ari: 22/02/2022 18:34

      se ka fajin ducka shoku po e ka ai i gjati qe e ka shok dhe e ka mbajt afer se i duket i zgjut dhe me tru..ata qe jane ps dhe punojne nuk i do...se eshte palle!!!

    • Likja: 22/02/2022 15:58

      Dhe desada dashnorja likes eshte Dhe shkrimtarja letrave kryebaxhi dhe kryeredaktore.

  • mond: 22/02/2022 14:54

    e kuptoni o tifozat e PD pse nuk kini asnje mundesi te fitoni ndonjehere? ajo qe ndihmonte Fevziun kur bente Opinionin sot drejton "luften" kunder korupsionit dhe nga mbrapa i shkon Jorida..... pika qe sju bie! pale Bushati pastaj ....as nje zyrtar normal nuk barazohet me keta jo te kapen me Veliajn.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?