Jorida Tabaku me një qytetar

Politikë

Tabaku në bizneset e Tiranës: Ulja e taksave sjell rritje të konsumit

8 Prill, 10:37| Përditesimi: 8 Prill, 10:39

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ishte sot në një takim me qytetarë dhe biznese në rrugët Hajdar Hidi dhe Islam Alla në Tiranë, ku diskutoi me ta për shqetësimet kryesore lidhur me krizën ekonomike që po prek vendin.

Tabaku argumentoi se kriza aktuale në konsum vjen kryesisht për shkak të rënies së të ardhurave të qytetarëve, duke ulur ndjeshëm fuqinë blerëse dhe dëmtuar drejtpërdrejtë biznesin.

Në bisedën me bizneset, deputetja Tabaku sqaroi se taksat e larta janë ndër shkaqet kryesore të rritjes së çmimeve. Ajo theksoi se mbi 50% e çmimit të karburantit që paguajnë qytetarët janë taksa, dhe propozoi uljen e menjëhershme të tyre si zgjidhje për të ulur kostot dhe për të rritur konsumin.

Në fund të takimit, Tabaku ofroi vizionin e saj për një shtet të vogël me taksa të ulëta dhe një qeveri që punon realisht për shqiptarët, duke u bërë thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për politika ekonomike që sjellin mirëqenie dhe zhvillim ekonomik.

1. Tabaku argumentoi se kriza në konsum po vjen nga rënia e të ardhurave të qytetarëve. Sqaroi se taksat mbi karburantin përbëjnë 50% të çmimit përfundimtar, duke propozuar uljen e tyre për të ulur çmimet.

2. Tabaku deklaroi se taksat e larta janë shkaku kryesor i rritjes së kostove të jetesës dhe çmimeve të produkteve bazë.

3. Propozoi modelin e një shteti të vogël me taksa të ulëta dhe një qeveri që punon për qytetarët, duke kërkuar votën më 11 maj për politika që rrisin mirëqenien ekonomike.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gita: 08/04/2025 14:17

    Mbase nuk e di zonja po biznesi i vogël nuk ka taksa. Pastaj do ngrenë rrogat dhe pensionet e të tjerat dhe do ulin taksat. Ku do ti gjejnë lekët apo ka sala, iliri ,luli e kompani që do t'ua marrin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?