Jorida Tabaku

Politikë

Tabaku në Hekal: Respekt për njerëzit e punës që mbajnë fshatin gjallë mes mungesës së subvencioneve dhe mbështetjes

28 Prill, 14:48| Përditesimi: 28 Prill, 14:50

  • Share

Kandidatja për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, vizitoi një fermë familjare në fshatin Hekal të Tiranës, ku njohu nga afër sfidat e mëdha me të cilat përballet blegtoria dhe bujqësia në vend.

Gjatë vizitës, Tabaku vuri në dukje gjendjen e rënduar të infrastrukturës dhe mungesën totale të mbështetjes nga shteti. Ajo theksoi se pavarësisht mungesës së subvencioneve dhe fondeve të AZHBR-së, të cilat nuk kanë mbërritur kurrë në këtë zonë, fermerë si vëllezërit Sheshi kanë arritur të ndërtojnë me punë dhe mundësitë e tyre një biznes të qëndrueshëm.

“Respekt i jashtëzakonshëm për njerëzit e punës si Ylli dhe i vëllai, që çdo gjë e kanë ngritur nga zero,” u shpreh Tabaku, duke nënvizuar se këto janë historitë e vërteta të shpresës dhe qëndresës në fshat.

Tabaku ka shprehur angazhimin se pas 11 majit, fokusi i Partisë Demokratike do të jetë te mbështetja konkrete për blegtorinë, bujqësinë dhe çdo qytetar që jeton dhe punon me ndershmëri në Shqipëri.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?