Tabaku në Maqedoninë e Veriut për Procesin e Berlinit: Integrimi në BE prioritet, humbëm kohë me ‘Open Balkan’

12 Shtator 2023, 19:39| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 19:41

  • Share

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ishte e pranishme së bashku me një grup deputetësh në Maqedoninë e Veriut ku ishte pjesë e panelit në konferencën me temë: “Avancimi i Procesit të Berlinit përmes diplomacisë parlamentare”. Pjesëmarrës në hapje dhe gjatë zhvillimit të saj ishte dhe kryetari i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të qeverisë Gjermane, Michael Roth, me të cilin Tabaku pati një takim kokë më kokë përpara nisjes së konferencës.

Tabaku ishte shoqëruar në këtë konferencë me përfaqësues të tjerë demokratë në Kuvendin e Shqipërisë Kreshnik Çollaku, Sorina Kote, Xhelal Mziu dhe Petrit Doda.

Gjatë fjalës së saj në panel, deputetja demokrate argumentoi se procesi i integrimit është një proces me rëndësi për qytetarët më shumë se sa për qeveritë. Kjo do të thotë se qytetarët duhet t’i prekin benefitet e BE-së më shumë se sa kushdo tjetër dhe se këto përfitime nuk duhet të zhbëhen dhe as të eklipsohen nga vullneti politik apo burokracia. Sipas saj Parlamenti është i vetmi institucion që zgjidhet nga qytetarët dhe duhet të jetë pjesë në procesin e integrimit pikërisht për të siguruar përfitimet e qytetarëve.

Nën moton e të ndërtuarit të Europës në Shqipëri, deputetja demokrate Tabaku argumentoi se shqiptarët dhe jo vetëm ato por gjithë Ballkani Perëndimor duhet të kishin këmbëngulur për Procesin e Berlinit më herët. Ajo nënvizoi se humbja e kohës me procese paralele ka vonuar përfitimet ndaj qytetarëve ndërsa vuri në dukje që Tregu i Përbashkët Rajonal (TPR) është një risi e domosdoshme dhe me përfitime për të gjithë qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Duke qenë se të pranishëm në këtë konferencë ishte dhe z. Roth, ajo gjeti mundësinë që të njoftojë për të pranishmit dhe mediat për konferencën e radhës që do të mbahet në Tiranë më datë 13 tetor 2023, si pararendje e Samitit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë më 16 tetor 2023.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 12/09/2023 21:48

    Me e mira dhe e vetmja mundesi e vendit tone eshte ballkani i hapur sepse futja ne Be etj jane gjera kot qe nuk do te realizohen kurre , ky Rama mes gjithe atyre te keqijave qe ka bere per vendin kete e ka bere si duhet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?