Në mbledhjen e grupit parlamentar, deputetja Jorida Tabaku sugjeron që të shkojnë në zgjedhjet e 14 majit me kandidat të përbashkët jo të ndarë. Ajo thotë se PD duhet të dalë si alternativë në zgjedhje për betejën kundër Ramës, jo të kërkojnë votë kundër kolegëve.
“Kam të njëjtin qëndrim që kisha në shtator. Opozita duhet të dalë me kandidatë unikë. Nuk duhet në asnjë mënyrë që ne të bëjmë betejë kundër nesh. Ne kemi një kundërshtar, kemi qeverinë dhe asnjë arsye e asnjë justifikim të jemi ne ato që përçajnë votën e opozitës. Ne duhet të mbrojmë logon e PD, të nxjerrim PD si alternativë në këto zgjedhje. Nuk e bëj dot që të kërkoj votën kundër kolegëve të mi. Nuk kam asnjë dyshim që ne për të fituar duhet të jemi bashkë dhe më shumë se kaq”, tha Tabaku.
Lajmi kryesor: