‘Normalitet në Kuvend’, Tabaku e Gogu ‘ulen’ për Integrimin! Deputetja: Plani i rritjes 6 mld euro, luks që nuk duhet ta humbim

12 Mars, 10:27| Përditesimi: 12 Mars, 18:06

  • Share

Me shpresën që Kuvendi të kthehet në normalitet Jorida Tabaku dhe Toni Gogu janë ulur në takimin rajonal për planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor të thirru nga shoqëria civile e ambasada e vendeve të ulëta. Procesin e integrimit nuk e zotëron askush pasi qeveritë ikin dhe vijnë tha kryetarja e Këshillit të Integrimit Jorida Tabaku. Procesi dhe plani qeveritar duhet të dalin nga zyrat dhe të kthehet në proces kombëtar thotë ajo.

‘Së pari është një luks të cilin nuk duhet ta humbim, plani i ri i rritjes dhe fondet për të financuar reforma, të cilat fatkeqësisht nuk kanë ndodhur deri tani. Është e pamundur të avancohet në veprimet prioritare që plani ka vendosur pa pasur një plan me parlamentin. Ne akoma sot nuk e dimë, se cili është plani i qeverisë. Qeveria ka pasur një rol të vakët në këtë proces. Vetëm 8 ligje kanë kaluar në komsionin e çështjeve evropiane.’- tha Tabaku.

Plani i rritjes do të jetë dinamo e integrimit Rajonal dhe Europian veçoi Toni Gogu duke se Shqipëria përfiton rreth 1 miliardë euro.

‘Për të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor është bërë një përllogaritje e përafërt të përfitimit (ku për Shqipërinë parashikohet të jetë 984 milion € në total,1BLN€). Shqipëria konsiderohet si vendi lider në rajon që nuk do të ketë asnjë problem me disbursimin, dhe pritet që përthithja të jetë në nivelin maksimal.’- u shpreh Toni Gpgu.

Po ashtu deputetja demokrate u ndal edhe tek roli i parlamentit dhe qeverisë në këtë proces.

‘Ndarja dhe kontrolli i pushtetit në këtë drejtim është elementi kryesor që procesi i integrimit duhet të sigurojë. Është e pafalshme që në parlament kalojnë ligje të atakueshme. Është e pafalshme që në një moment ku duhet ta bëjmë procesi i integrimit prioritet të fokusohemi në interesa të tjera që shkojnë në të kundërt të procesit të integrimit’.- tha Tabaku. 

Këtë të martë presidentja e Komisoinit Evropian Ursula von der Leyen konfirmoi se komisioni do të rekomandojë nisjen e negociatave të anëtarësimit të Bosnjës dhe Hercegovinës në BE.

Nga Parlamenti Evropian, Von der Leyen theksoi se raporti i përpiluar dëshmon përparimin e këtyre vende, si ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, përfshirja e dënimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të krimeve të luftës në Hagë në regjistrin shtetëror të krimeve dhe disa rezultate tjera.

Në Procesin e zgjerimit ndodhen momentalisht 10 vende. Prej tyre, 9 kanë status kandidati dhe vetëm Kosova nuk e ka. Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Ukraina dhe Moldavia kanë edhe vendimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?