Kandidatja e Partisë Demokratike për Tiranën ishte e ftuar në Samitin Global të Grave dhe foli për gjithë modelin e gruas që ajo është përpjekur të promovojë në politikën shqiptare. Deputetja është shprehur se ka nxitur një model që i qëndron larg zhurmës dhe dhunës verbale.
“Kam dashur të jem zëri i grave, jo zhurma e politikës. Nuk ke nevojë të jesh burrë për të qenë e fortë. Mjafton të jesh grua dhe të lësh shenjë. personalisht besoj në forcën individuale të grave, mbështes idenë që kuotat janë një mjet i domosdoshëm për të hapur rrugën për më shumë përfshirje femërore”, tha ajo.
Duke ndarë përvojat me shumë gra të zakonshme që ka takuar gjatë fushatës, Tabaku solli në vëmendje historitë e nënave të fëmijëve me autizëm dhe të grave që punojnë fort çdo ditë për të përballuar jetën.
“Ne duhet të jemi krahu i këtyre grave që luftojnë çdo ditë për dinjitetin e tyre. Kemi një obligim ndaj tyre. Realiteti mund të duket si një mal i pakalueshëm, por forca e grave është ajo që çan rrugën përpara. Gratë nuk dorëzohen, kampionet nuk dorëzohen”- tha Tabaku.
Komente
