Opozita ngre alarmin për braktisjen e vendit dhe shifrat ekonomike.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaron se emigracioni është “dramën e vërtetë” e ekonomisë shqiptare, duke theksuar se largimi në masë i forcës së punës ka prekur konsumin, shpenzimet dhe vetë punësimin.
Aho reagoi sot me një video-postim në rrjetin social facebook, teksa i referohej edhe të dhënave të fundit të INSTAT, sipas të cilave punësimi tek personat mbi 64 vjeç është rritur me 7.9%, duke sinjalizuar plakjen e tregut të punës.
Madje ajo e ‘nënshkruan’ postimin e saj me fjalinë: ‘Shqipëri plakur prej sistemit!’
“Shqipëria nuk e ka më avantazhin konkurrues të të rinjve që punonin dhe investonin këtu; shpresa e ekonomisë është kthyer tek mosha e tretë, vendi ka humbur forcën tërheqëse të punës për shkak të sistemit aktual dhe politikës fiskale”, u shpreh ajo mes të tjerash.
Ligjvënësja vuri theksin tek faktorët, si rritja e taksave, pamundësia për të blerë një apartament, vështirësitë për të krijuar familje, punësimi i pasigurt dhe barrierat për hapjen e bizneseve, që kanë goditur shtresën e mesme, duke e shtyrë drejt emigrimit.
“Këto pasoja po ndjehen sot në ekonomi,” theksoi ajo, duke kërkuar edhe ndryshimin e modelit ekonomik dhe rishikimin e politikave të punësimit.
“Shqipëria duhet t’i japë vlerë punës, ta promovojë dhe ta mbështesë atë. Ky sistem duhet të ndryshojë”, nënvizoi Tabaku.
Komente

Edhe kjo na ka merzit!se ci duket vetja!nje vari lesht deputete ben gam gam kot!
Përgjigju