Në seancën parlamentare ku raprotoi Avokatia e Popullit, deputetja e PD Jorida Tabaku, ngriti shqetësimin dhe pyetjet në lidhje me ndryshimin e hartës gjyqësore.
“Si ka ndikuar implementimi i hartës së re gjyqësore, aksesi në drejtësi për qytetarët.
A ka sot pas hartës së re gjyqësore më shumë akses apo më pak akses në drejtësi? Si është situata me zbatimin e të dretjave të njeriut përsa i përket këtij aspekti;” pyeti ajo duke iu drejtuar avokates së popullit që në fjalën e saj e ceku këtë si shqetësim.
Më tej Tabaku e vuri theksin edhe tek situata me emrat e KLP dhe KLGJ duke evidentuar problemet që ka krijuar artificialisht kuvendi Shqipërisë. Ajo ngriti një sërë shqetësimesh në lidhje me kapjen e KLP dhe KLGJ që duhet ndaluar.
Në fund ajo ngriti shqetësimin dhe pyetjen ndaj avokates së popullit në lidhje me arrestimin e një të miture që policia e kishte arrestuar gjatë protestës për ndërtimet në lagjen e 5 Majit.
Deklarata e Tabakut
E nderuar zonja avokate e popullit,
Në fakt unë kisha depozituar një sërë pyetjesh, disa prej të cilave juve edhe i dhatë përgjigje gjatë prezantimit tuaj. Unë dua t’ju falenderoj për bashkëpunimin që kemi pasur bashkë në Këshillin Kombëtar të Integrimit, edhe për faktin që jeni një nga zyrtarët më seriozë në fakt që paraqitet atje, dhe bashkëpunimi që kemi pasur për të drejtat e njeriut dhe dua të fokusohem vetëm në dy tema të cilat ju i prekët por shpresoj që të kem pak më shumë informacion:
-Si ka ndikuar implementimi i hartës së re gjyqësore, aksesi në drejtësi për qytetarët.
A ka sot pas hartës së re gjyqësore më shumë akses apo më pak akses në drejtësi? Si është situata me zbatimin e të dretjave të njeriut përsa i përket këtij aspekti;
-Së dyti, ju e sqaruat shumë qartë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së dhe besoj që ishte shumë i qartë qëndrimi juaj për këtë, përsa i përket vlerësimit me meritë dhe sistemit që është ndjekur nga parlamenti dhe vonesave që ka pasur parlament. Unë dua t’ju përgëzoj që me gjithë vështirësitë, institucioni juaj e ka kaluar fazën që këtij institucioni i përket dhe gjitha problemet kanë rezultuar nga parlamenti.
Ashtu sic thotë edhe raporti ‘Rule of Law’, vonesat në emërimin e anëtarëvë të KLP-së dhe KLGJ-së kanë zgjatur mandatin e drejtuesve aktualë dhe kanë krijuar mundësinë dhe predispozitat për kapjen e këtyre dy organeve nga ana e mazhorancës, çështje për të cilën ju ishit e qartë dhe nuk kam pyetje tjetër.
Ndërkohë doja që të fokusoheshim pak në lidhje me problemet përsa i përket proçesit të legalizimeve, ndërtimeve, lejeve të kartelave për pasuritë e paluajtshme. Bashkë kemi pasur një komunikim shumë të gjatë për ngjarjen e 5 Majit, për prishjen e ndërtimeve atje, por parë edhe në aspektin e të drejtave të njeriut ju kam ngritur shqetësimin që një vajzë 5 vjeçare është mbajtur në paraburgim në prishjen e këtyre ndërtimeve dhe doja një koment tuajin për këtë proçes.
Faleminderit,
Lajmi kryesor:
Fredi Belerit s’iu dha leje për tu betuar si kryebashkiak i Himarës, Avokatja e Popullit: Duhet të propozohen ndryshime në ligj
M.Q.//ReportTv.al