Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka ripërsëritur kërkesën e opozitës për Komision të posaçëm për investitorët strategjik.
"Foli për çdo gjë, po vetëm për Butrintit jo, ngrije komisionin për investitorët strategjik dhe aty do shohësh ca lidhje kanë këto vendime për zonat e mbrojtura, e thjeshtë është shumë, këtu po diskutojmë për korrupsion, sa herë vjen një projekt ndiqni procedurën normale", tha Tabaku.
Një gjë e tillë për Ramën, është absurde pasi do të largonte investitorët.
"A jeni në terezi ajo, si mund të bëhet kjo, apo thjesht që investitorët të ikin nga sytë këmbët dhe të mos kthehen në Shqipëri, pa filluar punën. Kur bëhet fjalë për investitor strategjik të cilët kërkojnë, investojnë në private, këtu jemi në një fushë tjetër. Flamurin e barbarisë e keni në sallë, e keni ju prej 30 vitesh që nuk iu ndahet nga koka, ato ndërtime pa leje nuk janë një ngjarje sporadike, janë një ideologji e tërë dhe Ksamili, ka qenë brenda kufijve të parkut, po doli se realiteti në terren ndryshoi, është e drejta e qeverisë që të heq një zonë, por që në këtë rast nuk ka ndodhur, pse ju shkon mendja te korrupsioni, ku këtu fare mirë mund të bëhet një debat", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Butrinti/ PD: Po i jepet me koncesion për 10 vite një fondacioni privat! Rama: Ndryshimi i kufijve të Parkut me kërkesë të UNESCO! Marrëveshja miratohet me 75 vota pro në Kuvend
B.K.//ReportTv.al