Jorida Tabaku

Politikë

Tabaku: Paketa e Maleve, motra e Ligjit të Investimeve Strategjike - do t’u marrë shqiptarëve malet siç u mor deti

14 Korrik, 11:28| Përditesimi: 14 Korrik, 11:30

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me situatën në Theth dhe efektet e Paketës së Maleve.

Tabaku e ka cilësuar këtë paketë si një version të ri të Ligjit të Investimeve Strategjike, duke e quajtur “vëllai i tij” dhe duke paralajmëruar se rrezikon të grabisë pronën publike dhe private në favor të një pakice.

“Pas detit, tani duan të marrin edhe malet,” - shkruan Tabaku.

“Paketa e Maleve është instrumenti për të legjitimuar këtë plaçkë, njësoj siç ndodhi me zonat bregdetare nën petkun e zhvillimit strategjik.”

Deputetja demokrate thekson se kjo nismë u shit si reformë për të rregulluar çështjen e pronësisë në veri, por në thelb është një tjetër “kalë Troje” për të zhveshur qytetarët nga pasuritë e tyre dhe për t’i kaluar në duart e të njëjtëve përfitues të përhershëm të favoreve qeveritare.

Reagimi i Tabakut vjen pas një serie ngjarjesh që kanë ngritur shqetësime për mënyrën si po menaxhohet prona publike dhe private në zonat malore, sidomos në mes të sezonit turistik, kur shumë banorë vendas kanë parë përballë tyre aktorë shtetërorë që kërkojnë shembje apo sekuestrime nën pretekste të reja ligjore.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • USA.: 14/07/2025 12:49

    Perse nuk e kundershtove Paketen e maleve ti si deputete?Tani u del ne mbrojtje shkelseve te ligjt dhe shane qeverin! Je shume e djallezuar ti Tabake!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nga sot sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni?