Jorida Tabaku

Politikë

Tabaku: 'Paketa e Maleve', skemë e vjedhjes së pronave në Theth! Qeveria po shpërndan pasuritë natyrore për klientët e saj

17 Korrik, 13:50| Përditesimi: 17 Korrik, 13:53

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane në Kuvend, Jorida Tabaku, ka postuar në rrjetet sociale një tjetër reagim për hapjen e thirrjeve për  “Paketë e Maleve”, duke e cilësuar atë si një tjetër formë të vjedhjes së pasurive natyrore dhe të pronave të ligjshme në zonat turistike si Thethi.

“Nuk ka më dyshime. Paketa e Maleve është projekt i vjedhjes me ligj i pronave në zonat malore të Shqipërisë. Në emër të investimeve strategjike, qeveria po shpronëson bizneset e ndershme dhe pronarët që kanë sakrifikuar për ta kthyer Thethin në një nga destinacionet më të kërkuara të turizmit shqiptar,” deklaroi Tabaku.

Sipas saj, në vend që t’u ofrojë lehtësira fiskale për 10 vite, apo të ndihmojë me legalizimin e banesave dhe pronave, qeveria shqiptare ka vendosur t’ua marrë këto të drejtë të ligjshme për t’ua dhënë klientëve të saj politikë, nën petkun e investitorëve strategjikë.

“Ky është një sistem i deformuar, ku përfitojnë vetëm dy kategori: ata që janë të mëdhenj dhe ata që janë afër qeverisë. Të tjerët, njerëzit e zakonshëm, bizneset familjare dhe pronarët legjitimë, janë të përjashtuar nga çdo mundësi zhvillimi,” theksoi Tabaku.

Deputetja demokrate i bëri thirrje qeverisë që të ndalë këtë projekt të abuzueshëm dhe të mbrojë pronarët e ligjshëm dhe trashëgiminë natyrore të vendit.

“Kjo paketë nuk është zhvillim. Është kapje. Është padrejtësi. Dhe duhet të ndalet! Ne kemi detyrimin ta ndryshojmë këtë sistem që shpërblen pakicën dhe shkel shumicën,” përfundoi ajo.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Demokratiksi: 17/07/2025 17:10

    Po moj profesor-leshe si nuk i hiqni një m/gr mëndies S.B. dhe të bini rehat në renat tuaja gjatë daljeve televizive SPEKTOLARE SA NË SYRI TË DALTË E TE TË TJERË HALETELEVIZORË.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?