TIRANË- Për deputeten demokrate Jorida Tabaku, një shtet nuk mund të ngrihet me aksione propagandistike, por me reforma. E ftuar në Report Tv, ajo komenton aksionin e fundit të qeverisë për sekuestro të produkteve bujqësore e blegtorale pa faturë, duke thënë se arsyeja kryesore e informalitetit sot në ekonomi janë politikat që PS ka ndërmarrë në këto 12 vite.
“Sa herë qeveria merr një aksion, aq herë rritet formaliteti. Kjo ka qenë një postual që është provuar e vërtetë në këto 12 vite më shumë se kurrë. Nuk ngrihet shteti me aksione sporadike, por me reforma. Këto reforma kanë munguar në luftën ndaj informalitetit, nuk mundet që një qeveri që ka qeverisur për 12 vite të thotë tani do luftoj informalitetin. Nuk mundet një qeveri që ka ngritur taksat, tashmë të thotë do luftoj informalitetin. Aksionet qeverisë dhe sa herë ngrihet dhe thotë do kemi një fokus të veçantë në luftën ndaj informalitetit, e ka sjell ekonominë në këtë situatë që jemi. Nuk funksionon shteti me një aksion propagandistik që ndërtohet 1 herë në 2 vite. Arsyeja kryesore e informalitetit sot në ekonomi është politika që PS ka ndërmarrë në këto 12 vite”, tha Tabaku.
Kritika ka edhe për aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, deputetja Tabaku thotë se këto ndërtesa u ngritën me bekimin e qeverisë dhe tani kujtohet se janë problematike.
“Nuk punohet aksione, por filozofi qeverisëse. Nuk mund të ngresh një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, kur ti para dy muajsh aty ke qenë po me këto biznese, po këto pronarë dhe e ke promovuar Thethin si perlën e alpeve shqiptare. Këto nuk u ndërtuan në 2 muaj, një pjesë e tyre kanë 25 vite që funksionojnë. Edhe këto që u ndërtuan në këto 2 muaj, ka dikush përgjegjësi që lidhen energjinë elektrike, që lidhën ujin, që operuan atje. Kush mban përgjegjësi për këtë, a mban përgjegjësi IKMT, a mban përgjegjësi pushteti lokal. Këtu bëhet fjalë për diçka që është ndërtuar me bekimin me mbështetjen, që është stimuluar dhe nga qeveria, u është thënë ejani investoni dhe tani po kujtohet që është problematike. Po ti ndaloje që në fillim nëse është e paligjshme. Po këta që janë legalizuar, kush e përcaktoi që këto 200 legalizime dhe 200 të tjerët nuk legalizohen. Apo në këto 200 trojet e tjera ne kemi interesa për njerëzit pranë qeverisë”, thekson Tabaku.
Paketa e Maleve dhe ligji për investimeve strategjike, Tabaku thotë se janë dy ligjet më antieuropiane. Sipas saj, Paketa e Maleve do të stimulojë edhe konflikte pronësie.
“Arsyeja kryesore është paketa e maleve dhe paketa e maleve që ka hapur aplikimet pak ditë më parë, është arsyeja dhe justifikimi për atë që po ndodh në Theth dhe që do jetë njëkohësisht edhe fokusi kryeso ri qeverisë. Pasi përfunduan jugun dhe ligjin e investimeve strategjike, tashmë do të operojë me paketën e maleve. Paketa e vjedhjes së maleve thotë që dikush se ka tokën në pronësi të vet mund të vijë dhe me një leje nga pushteti lokal dhe me dy dëshmitar që të thotë kam përdor tokën, mund të jetë jo pronar i tokës mund të aplikojë dhe të do ta marrë tokën dhe do të ndërtojë diçka. Paketa e maleve dhe ligji për investimet strategjike janë dy ligjet më antieuropiane. Paketa e maleve do të stimulojë edhe konflikte pronësie që mund të ndodhin atje në veri të Shqipërisë”, tha Tabaku.
Ajo ngre si shqetësim edhe mungesën e një plani zhvillimi, jo vetëm për Thethin, por për të gjithë vendin.
Komente

Une si qytetare ose me sakte person jopublik, nuk kam te drejte legjitime te marre eksploziv per te detonuar te gjithe masjtrimet e jesaj dekade. Dhe ky akt ne vetvete perben nje veprim faktues te asaj te drejte legjitime per propagande komentuese mediatike per te deshmuar te verteten ne pamundesi per detonuar mashtrimet..Po eshte propagande mediatike per iluminuar mendjet e qorrollepsura nga mashtrimet..Thethi??!! Une mund ta konsideroj tani si grup konfliktual ne mbrojtje te se drejtes se veprimit qe u ndermor ndaj tyre, te ndermerret ne te gjithe Shqiperine. " Perse pikerisht duhet te shembnim vilat e Thethit, dhe te mos e fillonim nga vilat dhe resortet ne gjithe nregdetin??! Perse Veriu duhet patjeter te demolizohet nga Jugu?? E shikoni " shoqja politikane", mjafton nje fitil dhe " Endrra e Thousand and ONE night" behet sand. .!
Përgjigju