Deputetja demokrate, Jorida Tabaku

Politikë

Tabaku: Qeveria i thirri mendjes, u tërhoq nga ligji për Teatrin

18 Korrik 2018, 13:34| Përditesimi: 18 Korrik 2018, 13:45

  • Share

Partia Demokratike, me anë të deputetes demokrate, Jorida Tabaku, sot në Komisionin e Ekonomisë, ka deklaruar se qeveria është tërhequr  nga ligji për Teatrin Kombëtar. Kjo, sepse sipas PD-së mbyllja e sesionit parlamentar pa pritur dekretin e Presidentit Meta, është tërheqje.

Tabaku tha: Më në fund qeveria i thirri mendjes, vendosi të mos presë dekretin e Presidentit dhe të mbyllë Parlamentin para se të vijë dekreti i Presidentit.

Më tej, Tabaku i ka bërë thirrje zv/ministrit në qeverinë Rama, Artan Shkreli që të japë komentin e tij për teatrin.

Zoti Shkreli, nqs keni diçka për të komentuar unë besoj se është rasti që të flasësh edhe për Teatrin. Dole për kangjellat e Kryeministrisë, mendoj se ka ardhur dita se si një adhurues i Trashëgimisë kulturore dhe identitetit kombëtar, të dalësh dhe të flasësh për Teatrin”-Tabaku.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?