Tabaku: Qeveria ka alokuar vetëm 20% të vlerës së rindërtimit, po nis tenderime pa pasur fonde

12 Maj 2020, 19:23| Përditesimi: 12 Maj 2020, 19:27

  • Share

Ish deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverisë se po gënjen qytetarët në lidhje me fondet e rindërtimit, duke shkruar se janë alokuar  vetëm 20 % të vlerës së rindërtimit për 2020, ndërkohë që po kryen tenderë në lidhje me rindërtimin pa pasur fonde të disponueshme në buxhet.

Tabaku shprehet se qeveria mban me shpresa firmat e lidhura me to tendera rindërtimesh se do të marrin fonde nga vendet e BE.

Ndërkohë që ditën e sotme kryeministri Rama tha se për shkak të pandemisë ka pasur një vonesë në fonde, por buxheti  për rindërtimin nuk është prekur dhe nuk do të preket nga pandemia.

"U detyruam të shtyjmë garat për shtëpi individuale, janë gara ndërkombëtare për shkak të pandemisë. Këtë javë finalizohet gara për shtëpitë individuale. Nuk ka asnjë problem me fondet. Së shpejti do të ngremë kantieret e para", tha Rama.

Deklarata e Plotë

Me një buxhet të shkatërruar nga korrupsioni dhe PPP-të me një arkë të mbushur këto 7 vjet nga taksat e larta, i qartë se konsumi po bie pikiatë dhe se shqiptarët do të kalojnë krizën më të madhe ekonomike pas pandemisë, Rama gjen guximin të flasë për buxhete rindërtimesh.

I bindur se me propagandë do ta mposhtë realitetin edhe kësaj here ai flet për buxhetin e rindërtimit pasi gënjeu shqiptarët për buxhetin anti-COVID. U thotë shqiptarëve se asnjë qindarkë nuk preket në buxhetin e rindërtimit dhe nuk u shpjegon të vërtetën.

Sipas shkresës së qeverisë janë alokuar vetëm 20% e vlerës së projektit për rindërtimet në 2020. Pra kryeministri dhe pinoku në krye të Tiranës apo dhe të emëruarit në rrethe po tenderojnë pa fonde të disponueshme në buxhet.

Po u japin firmave të lidhura me to tendera rindërtimesh me shpresën se do të marrin fonde nga vendet e BE. Por për shqiptarët e prekur sa nga tërmeti dhe nga pandemia ekonomike ndihma ishte qesharake. Mbështetja reale në ekonomi qe 0.8% e PBB megjithëse në 7 vjet me radhë shqiptarët kanë paguar taksat më të larta në rajon.

Për 7 vjet me radhë,  RAMAVIRUSI e ka gërryer ekonominë, shëndetësinë, dhe mirëqenien e shqiptarëve, CORONAVIRUSI thjesht po i jep dorën e fundit duke nxjerre dështimet e keqqeverisjes se Ramës dhe paaftësisë së tij për të menaxhuar situatën.

Dokumenti i publikuar nga Tabaku

Komento

Komente

  • pelioni: 12/05/2020 22:02

    Z.Tabaku na qënka shqetsuar për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti dhe kush tabaku i pd i asaj pd-je që e shkaktoj vetë termetin në gërdec,dhe vrau e shkatërroi gjithçka për interes të xenit të doktor vdekjes i cili nuk pordhi për baxhanakun e jo më për popullin,sa për popullin z. tabaku ju dhe partia tuaj gëzoni kur ai vritet,vidhet,shitet,shkatërrohet,mjafton vetëm ju të pasuroheni.Të fala doktorit tek vila në lalëz

    Përgjigju
  • BALONA TABSKE PA TEREZI: 12/05/2020 21:06

    Balona tabake pa terezi vetëm lef. Po kjo balona tabake pse sna tregon për babën e saj njëher të vetme. Që i jati është krye hajdut. Ku i gjeti i jati ksaj gjith atë pasuri se nga koha e komonizmit i ati ishte pa brek në byth. Apo për hajdutin babën e ksaj nuk quhet. O moj balona tabake që je bo si ver llapa.

    Përgjigju
  • Babale: 12/05/2020 20:26

    Babale Balon Tabaku By*** Bardhaku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?