Jorida Tabaku

Politikë

Tabaku: Qeveria thotë se rroga mesatare është 900 euro, por realiteti flet ndryshe! As dy paga minimale nuk mbulojnë dot koston mujore të familjeve!

25 Gusht, 13:59| Përditesimi: 25 Gusht, 14:14

  • Share

Deputetja demokrate Jorida Tabaku shprehet se në Shqipëri gjendja ekonomike e familjeve është e rrënuar, teksa për të mbuluar kostot mujore nuk mjaftojnë as dy rroga minimale.

Sipas të dhënave të INSTAT, të cilave ligjvënësja e PD-së iu referua, 40% e të ardhurave shkojnë për bukën dhe ushqimet, pa llogaritur transportin, shkollën, shëndetin dhe llogaritë e tjera.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Tabaku nënvizon se qeveria thotë që paga mesatare është 900 euro në Shqipëri, por rezliteti flet ndryshe. Sipas saj, një familje me të ardhura mesatare shpenzon 96 mijë lekë në muaj, pa qira, pra edhe nëse punojnë dy vetë me pagën mesatare 40 mijë lekë, llogaria në fund del minus 16 mijë lekë çdo muaj.

Tabaku thotë se edhe çmimet janë të larta dhe se faji është i monopoleve që diktojnë tregun

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

“Prej 1 viti kemi dëgjuar refrenin: “paga mesatare 900 euro”. Studio, grafika, spote. Pastaj del nga shtëpia. Shporta, energjia, karburanti. Realiteti të flet ndryshe.

INSTAT thotë se një familje me të ardhura mesatare shpenzon rreth 96 mijë lekë në muaj (pa qira). Paga minimale është 40 mijë. Dy paga minimale = 80 mijë. Hendeku? 16 mijë lekë çdo muaj. Çdo muaj.

40% e të ardhurave ikin te buka dhe ushqimet. Qiratë? Edhe larg qendrës nisin rreth 45 mijë lekë. Shtoji transportin, faturat, shkollën, shëndetin… llogaria nuk del në fund të muajit.

Monopolet vendosin çmimin, qeveria mbron sistemin e pandershëm të taksimit; buxheti punon vetëm për të mbrojtur oborrin e socialistëve nga rritja e çmimeve, ndërsa familjet shqiptare paguajnë propagandën, rritjen e çmimeve dhe korrupsionin. Dhe shtresa e mesme ikën—jo për luks, por për jetesë.

U premtua për një vit rresht nëpër ekrane se “rroga mesatare do të ishte 900 €”. Sot, familjet përballen me shpenzime që shkojnë në 96 mijë lekë në jetën reale. Kjo është fatura e kripur e qeverisjes socialiste!”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?