Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka vijuar ditën e sotme fushatën elektorale në Tiranë, në zonën e ish-Bllokut. Tabaku shprehet në postimin e saj se do të forcojë shtresën e mesme.
"Në Bllok, aty ku dikur kishte shpresë e sot ka shumë pyetje. Por qytetarët flasin qartë duan ndryshim, duan një të nesërme që nuk vjen me premtime, por me punë dhe ndershmëri, duan një politikë pranë tyre dhe jo pakicës dhe më së shumti duan politikën pranë shtresës së mesme dhe jo një elite të vogël. Dhe kjo shpresë, ndonëse e lodhur, nuk është shuar. Voto Partinë Demokratike – për më shumë mundësi. Voto Jorida Tabaku – për një sistem të drejtë që punon për ty."-tha Tabaku.
Komente

Po moj po ata qe punojne e kane pune te pa ndershme ? Ndryshimi per shqiptaret eshte rruga drejt BE, Vota per pd eshte fatkeqesia me e madhe per Shqiperine dhe shqiptaret
Përgjigju