Për deputeten e PD-së-së, Jorida Tabakun, rritja ekonomike prej 17.8% e deklaruar nga qeveria është jo reale dhe e pabazuar në treg. Sipas Tabakut, 90% e familjeve shqiptare kanë të ardhura më pak se mesatarja dhe shpenzojnë më pak se mesatarja për ushqim. Ajo theksoi se korrupsioni në institucionet që duhet të ruajnë tregun, ka shkaktuar një rritje të paprecedentë të çmimeve në tregje.
"Banka e Shqipërisë prezanton një situatë negative në rënie të bizneseve dh e kjo është situata reale në terren. Pse nuk ka rritje ekonomike në Shqipëri. Kjo lidhet vetëm me dy elementë, prodhimi në bujqësi është në rënie, punësimi në bujqësi është në rënie, e gjithë pjesa tjetër e ekonomisë varet vetëm nga sektori i ndërtimi. Ja pse shqiptarë nuk po ndjejnë asnjë përfitim nga rritjen ekonomike të shifrave të punuara në zyrën e kryeministrit. Sot 51.7% të ardhurave të një familje shpenzohen për ushqim dhe energjinë elektrike. 90% e familjeve shqiptare kanë të ardhura më pak se mesatarja dhe shpenzojnë më pak se mesatarja për ushqim. Qeveria është e korruptuar, institucionet që duhet të ruajnë tregun janë të korruptuara, ndryshe sot do kishim situatë tjetër. Nuk mund të ketë rritje çmimesh në bursë dhe të ndikojnë të nesërmen në Shqipëri. Kemi një rritje ekonomike jo reale, e pa bazuar në treg që nuk reflektohet te të ardhurat e familjeve, abuzimi me çmimet në tregje kanë krijuar një situatë të paprecedentë që nuk po ndodh në gjithë botën", tha Tabaku.
Lajmi kryesor:
Emergjenca energjetike, Basha: Krizë korrupsioni e keqmenaxhimi! Qëllimi i Ramës t'u bëjë presion qytetarëve për të rritur çmimin! 30% e naftës hyn kontrabandë, gati kallëzimi në SPAK
//ReportTv.al