Tabaku: Shqiptarët po përballen me rritjen e çmimeve, rroga dhe pensione të pamjaftueshme

9 Nëntor, 14:09| Përditesimi: 9 Nëntor, 14:24

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shprehu shqetësimin për përballjen e qytetarëve shqiptarë me rritje të lartë të çmimeve ndërsa rrogat dhe pensionet mbeten shumë të ulëta për të mbuluar nevojat bazë të jetesës.

Sipas Tabakut, inflacioni ka goditur rëndë familjet shqiptare, duke rritur çmimet e ushqimeve dhe produkteve bazë me 55% për shkak të asaj që ajo e cilësoi si “inflacion socialist”.

Tabaku theksoi se rrogat nuk ndjekin rritjen e çmimeve, duke ulur fuqinë blerëse të qytetarëve.

“Ju blini çdo ditë më shtrenjtë bulmetin, mishin, zarzavatet dhe çdo produkt të pazarit ditor,” shprehet ajo, duke shtuar se 40% e të ardhurave familjare shkojnë vetëm për ushqim, ndërsa pjesa tjetër mbulojnë faturat e rritura të energjisë dhe ujit, dhe shpenzimet për qiranë e përditshme.

Një tjetër pikë e theksuar nga Tabaku ishte hendeku në rritje mes shpenzimeve bazë dhe pensioneve, të cilat, siç thotë ajo, nuk arrijnë të mbulojnë as një të dhjetën e nevojave të përditshme të pensionistëve.

Sipas saj, pensionistët janë më të prekurit nga kriza ekonomike aktuale. Deputetja tha se duhet të ndryshojë modeli ekonomik.

“Një model ekonomik që duhet ndryshuar, duhet të mbështesë sektorë si Arsimi dhe Shëndetësia që duhet të promovojë sektorë si industria që janë në rënie, si Bujqësia që janë në rënie e nuk duhet t’i japë frymë ndërtimit që vjen nga paratë e pista”- tha Tabaku.

Deputetja demokrate i ftoi shqiptarët që të pyesin deputetët dhe ministrat socialistë që vijnë për t’i shpjeguar buxhetin se çfarë fitojnë ata qytetarët nga një buxhet që nuk ofron shpresë dhe mundësi për qytetarët por vetëm para për një pakicë.

Sipas deputetes së PD shqiptarët duhet të largojnë këtë sistem të kompromentuar që nuk i shërben atyre por një pakice.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 09/11/2024 16:23

    Zhduku moj sorre a ka me te koruptuar se sa ju ? Moj gjobaxhie si è breve vilen , mos dil dhe na shet pordhe se je me e ndyra si fecero, goj hale , shpirt mute , kafshe me fytyre njeriu .Na çave b ...en me retoriken tende .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?