Politikë

Tabaku takim me bizneset në ish-Bllok: Profesionet e lira të kërcënuara, taksat e larta po varfërojnë qytetarët

7 Prill, 11:31| Përditesimi: 7 Prill, 11:45

  • Share

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në listën e hapur për Tiranën, zhvilloi një tur takimesh dhe bisedash me biznese dhe qytetarë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku diskutoi shqetësimet ekonomike dhe sfidat e sipërmarrësve e profesionistëve të lirë.

Gjatë këtyre bisedave, Tabaku u shpreh se profesionet e lira nuk duhet t'u besojnë socialistëve, pasi sipas saj, ata kanë dëmtuar rëndë këto kategori me politika fiskale abuzive dhe me rritjen e vazhdueshme të taksave dhe tarifave.

Ajo përmendi posaçërisht angazhimin e saj në mbrojtjen e farmacistëve dhe profesioneve të lira, duke kujtuar betejën ligjore të fituar në Gjykatën Kushtetuese kundër padrejtësive të qeverisë. Tabaku theksoi se barra e rënduar fiskale ka ulur ndjeshëm të ardhurat e qytetarëve dhe ka varfëruar klasën e mesme.

“Bizneset dhe profesionet e lira nuk mund të lulëzojnë në një klimë fiskale shtypëse, ku barra e taksave dhe tarifave po varfëron çdo ditë e më shumë qytetarët shqiptarë. Ndaj, profesionistët e lirë dhe sipërmarrësit nuk duhet t'i besojnë më socialistëve. Ne kemi një alternativë të qartë për të ulur barrën fiskale dhe për të nxitur ekonominë,” – tha Tabaku gjatë takimeve.

Në fund të vizitës, Tabaku kërkoi mbështetjen e qytetarëve përmes votës direkte në listën e hapur, në mënyrë që të vazhdojë luftën në mbrojtje të ekonomisë, bizneseve dhe mirëqenies së shqiptarëve.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?