Deputetja Jorida Tabaku, e cila garon sërish në zgjedhjet e 11 majit në Qarkun Tiranë, ka zhvilluar ditën e sotme takime me banorë të zonës “Vasil Shanto”.
Në rrjetet sociale Tabaku shkruan se “nga dyqanet e lagjes te rrugicat plot histori, dëshira për një ndryshim të ndershëm ndihet qartë”.
“Në Vasil Shanto, çdo bisedë është kujtesë pse kjo fushatë ka rëndësi: sepse qytetarët nuk kanë nevojë për fjalë të mëdha, por për politika që prekin jetën e tyre – çmimet, taksat, të ardhurat.
Nga dyqanet e lagjes te rrugicat plot histori, dëshira për një ndryshim të ndershëm ndihet qartë.
Më 11 maj, voto për një ekonomi që mbron qytetarin.
Voto Partinë Demokratike
Voto Jorida Tabaku”,- shkruan Tabaku.
Komente
