Kandidatja për deputete në listën e hapur të PD, Jorida Tabaku është takuar me disa qytetarë në rrugën Fortuzi në Tiranë. Ajo shprehet se qytetarët janë të zhgënjyer nga qeveria në pushtet, ndërsa shton se 11 Maji do të jetë një mundësi reale për ndryshim.
“Tek Rruga Fortuzi, mes qytetarëve që të frymëzojnë me dinjitetin dhe forcën e tyre, por që prej më shumë se një dekade janë zhgënjyer nga vështirësitë që u ka sjellë kjo qeveri:
Më shumë taksa, më pak të ardhura dhe një jetë çdo ditë më e shtrenjtë.
Më 11 Maj kemi një mundësi reale për ndryshim.
Një votë për 1 është një votë për një qeveri që ka prioritet qytetarin!
Voto Partinë Demokratike
Voto Jorida Tabaku”, shkruan Tabaku.
Komente
