Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka ngritur një sërë çështjesh në Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohet për raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës duke e pyetur drejtuesin nëse ka pasur konflikt interesi nga hera e fundit që ka raportuar.
Për cmimet e karburanteve dhe Bordin e ngritur thotë se është e paprecedentë që bizneset të ulen në tryezë me shtetin e të vendosin çmime.
“Nga hera e fundit që keni raportuar, keni pasur ndonjë konflikt interesi? Operatorët në marrëveshje me njëri-tjetrin konkurrojnë për të mbushur vendin, konkurrojnë pa dokumenta, në rastin më të madh në fondin e tyre limit. Jam e interesuar për deklaratën për kapjen e shtetit me ligjbërje. Është akuzë e madhe për këtë mazhorancë. Presupozimi se në këtë parlament vijnë ligje të sponsorizuara nga biznese të caktuara është shqetësim që e kam ngritur vazhdimisht.
Për Bordin e Karburanteve, është e paprecedentë që bizneset të ulen në një tryezë me shtetin e të vendosin çmime. Nuk është në interes të qytetarëve. Unë ndjej shqetësim dhe keqardhje edhe për deklaratën e Ministres së Financave për fiskalizimin. Nëse vjen përfaqësuesi i shteti e na gënjen dhe nuk flet në të mirë të interesit publik. Si në tregun e karburanteve dhe ushqimeve, rritja e çmimeve ka qenë me dakordësi të shtetit dhe kompanive që kanë marrë pjesë e në dëm të interesit publik”, tha Tabaku.
Lajmi kryesor:
Raporti vjetor i Autoritetit të Konkurrencës, Biba tek Ekonomia: Duhen dënime penale, gjobat i ‘faturohen’ konsumatorit! Ngritja e bordit të hidrokarbureve pamundësoi hetimin
//ReportTv.al