Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku doli në një deklaratë për mediat pas kërkesës së SPAK që i kërkon Kuvendit autorizimin për arrestimin e Arben Ahmetajt. Ish kryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët dhe zëri më i fuqishëm i opozitës në denoncimin e tyre, Jorida Tabaku i kërkon Arben Ahmetajt të bashkëpunojë me drejtësinë për të zbërthyer të gjithë aferën.
“Thirrja ime është të bashkëpunoni me Drejtësinë, bashkëpunoni me SPAK-un. Shqiptarët kanë nevojë që sot t’i shkojnë kësaj afere deri në fund”, u shpreh Tabaku.
Duke iu referuar dosjes së SPAK, Tabaku thotë Ahmetaj ka ushtruar presion mbi vartësit e tij për të hedhur firmën për inceneratorët.
“Zyrtarët e shtetit janë thirrur në zyrë nga ish-zv. Kryeministri dhe i është bërë presion për të firmosur. A ka kapje shteti më të madhe se një Drejtor i Ministrisë së Financave i thotë Ministrit unë nuk e firmos se ka këto probleme dhe të gjitha këto email-e i shkojnë pronarëve të inceneratorëve?”, tha Tabaku.
Njëjtë si faktorët e tjerë opozitarë, deputetja e PD kërkon që pagesat të ndërpriten dhe inceneratorët t’i kalojnë bashkive.
“Pyetja që çdokush bën sot është; si ka mundësi që me gjithë këto arrestime, akuza dhe fakte ende sot shqiptarët paguajnë me paratë e tyre tre instalacionet e korrupsionit në Shqipëri. unë besoj që duhet ti kalojnë menjëherë në pronësi bashkive dhe duhet menjëherë bashkitë të marrin në administrim këto tre djegësa”
PO BASHKEPUNOI DO TE NXJERRI BANDITIN TEND berishen BASHKE ME SPIUNIN metaj...nuk e di sa i leverdis atij edhe ty moj sharabajge
Përgjigju