Deputetja Jorida Tabaku përmes një postimi në rrjetet sociale ka vënë në dukje një kontrast shqetësues në ekonominë shqiptare.
Ajo ka vendosur në dukje një fenomen, ku ndërsa turizmi po rritet dhe gjithnjë e më shumë të huaj vijnë për të parë mrekullitë e Shqipërisë, shqiptarët po mbyllin bizneset e tyre të vogla.
“Gjithnjë e më pak shqiptarë hapin biznese të vogla. Gjithnjë e më shumë dyer mbyllen, taksat e larta, mungesa e mbështetjes, dhe një qeveri socialiste që nuk e do sipërmarrjen e ndershme.”-shkruan Tabaku
Deputetja thekson se 8 nga 12 qarqe të vendit kanë rënie të ndjeshme të bizneseve të vogla. Ato që qeveria i quan “rritje ekonomike” sipas saj vetëm fasada, reklama, mashtrime.
“E vërteta është kjo: Shqipëria është në krizë. Sa herë mbyllet një biznes i vogël, një familje futet në vështirësi. Sa herë mbyllet një punishte, humb një lagje, zbehet një komunitet.”-shkruan Tabaku.
Arsyeja sipas saj është se shtresa e mesme nuk është klienteliste, ajo kundër monopoleve, kundër shtetit të kapur, kundër një ekonomie që punon vetëm për pakicën.
Statusi i plotë i Tabakut:
Turizmi rritet. Gjithnjë e më shumë të huaj vijnë për të parë mrekullitë e Shqipërisë. Por gjithnjë e më pak shqiptarë hapin biznese të vogla. Gjithnjë e më shumë dyer mbyllen. Pse?
E dinë të gjithë: taksat e larta, mungesa e mbështetjes, dhe një qeveri socialiste që nuk e do sipërmarrjen e ndershme. 8 nga 12 qarqe të vendit kanë rënie të ndjeshme të bizneseve të vogla. Ato që qeveria i quan “rritje ekonomike” janë vetëm fasada. Janë reklama. Janë mashtrime. E vërteta është kjo: Shqipëria është në krizë. Sa herë mbyllet një biznes i vogël, një familje futet në vështirësi. Sa herë mbyllet një punishte, humb një lagje, zbehet një komunitet. Shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare është sipërmarrja e vogël. Dhe për qeverinë socialiste, kjo shtyllë është armiku numër një. Sepse shtresa e mesme nuk është klienteliste. Nuk shitet. Nuk hesht. Ajo lufton. Kundër monopoleve. Kundër shtetit të kapur. Kundër një ekonomie që punon vetëm për pakicën.
Komente
