TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidate në listën e hapur në 11 Maji, Jorida Tabaku ka vizituar ditën e sotme një fasoneri në qytetin e Tiranës. Tabaku bisedoi nga afër me punonjësit dhe drejtuesit e saj dhe gjatë takimit shprehu mëbshtetjen konkrete për lehtësimet ekonomike që janë pjesë e premtimeve dhe programit të saj elektoral.
Ajo u shpreh se do të ketë një lehtësim të politikave fiskale dhe zhvillimit të biznesit. Tabaku theksoi se prioritet i saj do të jetë ulja e ndjeshme e taksave për bizneset, nga 50% në 10%, si dhe ulja e sigurimeve shoqërore, me qëllim rritjen e të ardhurave reale për punonjësit.
‘Nëse ulet taksa për biznesin nga 50% në 10%, nëse ulen sigurimet shoqërore, kjo do të thotë më shumë lekë në xhepat tuaj. Nga ana tjetër unë do të flas dhe për biznesin që të kenë mundësi të marrin më shumë njerëz në punë. Edhe besoj qe forca është te biznesi dhe te njërëzit e punës, si puna juaj. Unë kësaj radhe votohem në listë të hapur dhe e kam votën e drejtpërdrejt preferenciale dhe kam nevojë për mbështetjen e të gjithëve dhe në mënyrë të veçantë nga gratë.”-tha Tabaku.
Nga ana tjetër Tabaku i është drejtuar punonjësve gra duke i kërkuar mbështetje përmes votës preferenciale në listën e hapur.
Ajo e konsideroi këtë si një votë të drejtpërdrejtë besimi dhe mbështetjeje për të përfaqësuar gratë dhe punëtoret në parlament.
Komente
