Politikë

Tabaku-Alimehmeti, i dhuruan PD-së në Tiranë 3 mandate, por vetëm njëri prej tyre do hyjë në Parlament

19 Maj, 14:31| Përditesimi: 19 Maj, 20:52

  • Share

Votat e grumbulluara nga Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti, i siguruan Koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike në Tiranë, 3 mandate në zgjedhjet e 11 majit, por vetëm, njëri prej tyre, do mund të hyjë në parlament. Nga 13 deputetë që opozita arriti të sigurojë, 12 janë në listën e mbyllur. E 13 është Jorida Tabaku. Ndërsa Alimehmeti që e pason, mbetet jashtë.

Qartazi të padëshiruar nga kupola e PD-së, ata u hodhën në fushën e betejës, në listat e hapura, pavarësisht se në primaret ishin renditur ndër të parët për mbështetjen mes bazës demokrate. Ndërsa mbaroi numërimi i votave të diasporës për Tiranën, të dy së bashku, (Tabaku me mbi 20 mijë vota dhe Alimehmeti me pak më pak se 18 mijë), ata morën gati 25 përqind të totalit të mbështetjes që opozita arriti të sigurojë në kryeqytet.

Mbi 38 mijë votat e tyre janë gati sa ç'kanë grumbulluar 22 kandidatët e tjerë (nga 37 në total), të renditur nga fundi i listës së hapur. Ndërsa 13 kandidatët e tjerë, grumbulluan gjysmën e mbetur të votave.

Në listën e sigurt, PD i dha 1 të tretën, ose 4 mandate aleatëve, 2 Partisë së Lirisë, një Partisë Republikane dhe një PDIU-së. Por të treja këto forca, përmes përfaqësuesve të tyre në listat e hapura, nuk arritën as në 14 mijë vota (mbi 4 mijë vota më pak se Alimehmeti, dhe mbi 6 mijë vota më pak se Tabaku).

Aleatët që kishin vende të sigurta në Tiranë
Ilir Meta PL                       7977 vota
Shpëtim Idrizi PDIU         1989 vota
Albi Jahelezi PR                3782 vota
TOTALI                             13.748

Partia Demokratike u paraqit me një tren aleatësh në zgjedhje. Por në Tiranë, të gjithë së bashku, nuk arritën të grumbullonin as sa votat e Tabakut dhe Alimehmetit. Madje janë diku te 7 mijë vota më pak se ata të dy.

Aleatët në listat e hapura  
Rivelino Çuno    PEISH      494 vota
Petrit Doda.       PLL         4804 vota
Mhill Gecaj.       PLDK      3484 vota
Altin Goxhaj.     Aksh       1969 vota
Shpëtim Idrizi    PDIU      1989 vota
Albi Jahelezi       PR          3782 vota
Ilir Meta               PL           7977 vota
Elton Roshi          PAA       5450 vota
Sali Shehu           Frd         1502 vota
TOTALI                              31.455

SI.E./A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Titi: 19/05/2025 15:22

    Ky alimehmeti ka lezet e perfaqeson denje partine, jo si ai dallkauku belindit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?