Politikë

Tabaku-Alimehmeti, i dhuruan PD-së në Tiranë 3 mandate, por vetëm njëri prej tyre do hyjë në Parlament

19 Maj, 14:31| Përditesimi: 19 Maj, 17:35

  • Share

Votat e grumbulluara nga Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti, i siguruan Koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike në Tiranë, 3 mandate në zgjedhjet e 11 majit, por vetëm, njëri prej tyre, do mund të hyjë në parlament. Nga 13 deputetë që opozita arriti të sigurojë, 12 janë në listën e mbyllur. E 13 është Jorida Tabaku. Ndërsa Alimehmeti që e pason, mbetet jashtë.

Qartazi të padëshiruar nga kupola e PD-së, ata u hodhën në fushën e betejës, në listat e hapura, pavarësisht se në primaret ishin renditur ndër të parët për mbështetjen mes bazës demokrate. Ndërsa vijon numërimi i votave të diasporës, të dy së bashku, (Tabaku me mbi 20 mijë vota dhe Alimehmeti me pak më pak se 18 mijë)  ata morën gati 25 përqind të totalit të mbështetjes që opozita arriti të sigurojë në kryeqytet. Mbi 38 mijë votat e tyre janë gati sa çkanë grumbulluar 22 kandidatët e tjerë (nga 37 në total) të renditur nga fundi I listës së hapur. Ndërsa 13 kandidatët e tjerë, grumbulluan gjysmën e mbetur të votave.

Në listën e sigurt, PD i dha 1 të tretën, ose 4 mandate aleatëve, 2 Partisë së Lirisë, një Partisë Republikane dhe një PDIU-së. Por të treja këto forca, përmes përfaqësuesve të tyre në listat e hapura, nuk arritën as në 14 mijë vota (mbi 4 mijë vota më pak se Alimehmeti, dhe mbi 6 mijë vota më pak se Tabaku).

Aleatët që kishin vende të sigurta në Tiranë
Ilir Meta PL                       7900 vota
Shpëtim Idrizi PDIU         1969 vota
Albi Jahelezi PR                3741 vota
TOTALI                             13.610 (vota deri në orën 14:30

Partia Demokratike u paraqit me një tren aleatësh në zgjedhje. Por në Tiranë, të gjithë së bashku, nuk arritën të grumbullonin as sa votat e Tabakut dhe Alimehmetit. Madje janë diku te 7 mijë vota më pak se ata të dy.

Aleatët në listat e hapura  
Rivelino Çuno    PEISH      493 vota
Petrit Doda.       PLL         4716 vota
Mhill Gecaj.       PLDK      3415 vota
Altin Goxhaj.     Aksh       1919 vota
Shpëtim Idrizi    PDIU      1969 vota
Albi Jahelezi       PR          3741 vota
Ilir Meta               PL           7900 vota
Elton Roshi          PAA       5409 vota
Sali Shehu           Frd         1470 vota
TOTALI                              31.032 (vota deri në orën 14:30)

SI.E./A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Titi: 19/05/2025 15:22

    Ky alimehmeti ka lezet e perfaqeson denje partine, jo si ai dallkauku belindit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni nga qeveria Rama 4 pas zgjedhjeve të 11 majit?