Tabaku-Ibrahimajt: A je e paaftë apo arrogante? Flit me shifra jo me foto, jeni bërë ‘copy-paste’ si Rama! Paske bërë punë nga kafja, s’bën dot analizë

30 Mars 2023, 11:37| Përditesimi: 30 Mars 2023, 12:24

  • Share

 

E ashpër ka qenë me replikën deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e cila po zhvillon një interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimajn. Tabaku thotë se pavarësisht se kërkoi të flitej për fondet e Rindërtimit, ka mbetur e shastisur nga përgjigja e ministres pasi flet me foto dhe jo me shifra. Tabaku madje e cilësoi ministren arrogante dhe të paaftë.

“Shpresoj të ketë qenë lapsus, po ministrja është kaq largpamëse sa parashikon shumë fatkeqësi. Ministrat janë të pazgjedhur dhe flasin me arrogancë, të gjithë copy paste me kryeministrin. Kur pret të të flasë me shifra, Ministrja flet me fotografi. Si mundet dikush që mban përgjegjësinë për buxhetin e shtetit tregon fotografi, tregon piktura. Arroganca është fatkeqësi. Dhe kjo ka ndodhur procesi i rindërtimit. Teksa fliste, mua më vinin mesazhe nga qytetarë që thonë se s’kanë marrë asgjë nga fondi i rindërtimit se nuk kanë qenë me PS. Unë e pyes sa ka kushtuar ajo më thotë i kemi çuar në hotele? Po kë të pyes unë? Kush mban përgjegjësi?

A ke ndonjë lidhje ti me ato kompani apo ish zv kryeministri, keni përdorur fatkeqësinë me biznes. A je e paaftë apo arrogantë, nuk e di? Ministrja i bën punët e veta nga kafja po grupi parlamentar ka llogaritur dhe ka analizuar çdo gjë mbi buxhetin faktik. Duhet të kishim përgjegjës para drejtësisë. E njëjta gjë ndodhi me inceneratorët dhe u mbyllën sytë. Emergjenca sot po përdorët si justifikim për biznesin dhe krizën. Këta zyrtarë duhet të mbajnë përgjegjësi.”- tha Tabaku.


Lajmi kryesor:

Kuvendi miraton me 70 vota pro ligjin për tatimin mbi të ardhurat, rrëzohet amendamenti i Tabakut! Nga 2024 tatohen profesionet e lira


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?