Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe deputetja Jorida Tabaku

Tabakun takon Senatoren e SHBA Jeanne Shaheen: PD s’ka aleat më të besueshëm e mbështetës se SHBA

1 Tetor 2022, 16:50| Përditesimi: 1 Tetor 2022, 19:46

  • Share

TIRANË- Një nga senatoret më të rëndësishme në Kongresin amerikan, demokratja Jeanne Shaheen, e cila është e para grua senatore dhe governatore e shtetit Nevv Hampshire, ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri. Ajo është takuar edhe me deputeten e Partisë Demokratik, Jorida Tabaku. Kjo e fundit ka vënë theksin edhe një herë se PD-ja ka aleat të vetëm SHBA-në.

“Është kënaqësi takimi me senator  Jeanne Shaheen, anëtare e KPJ në Senat dhe njëkohësisht kryetare e nënkomisionit të Europës.

Njohëse shumë e mirë e çështjeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe një senatore me eksperiencë në çështjet e politikës së jashtme-Nismetare e Ligjit për Mbështetjen e Luftës kundër Korrupsionit në Ballkanin Prëndimor. Një nga zërat më të fortë të rritjes së pranisë së SHBA në rajon në fushën e investimeve dhe projekteve të qendrueshme ekonomike! PD s’ka aleat më të besueshëm e mbështetës se SHBA! Shqipëria në NATO dhe rrugëtimi për në BE janë realitet prej mbështetjes së saj! Prandaj mirëpresim çdo ndihmë në fushën e sigurisë kibernetike dhe padyshim zhvillimit teknologjik dhe energjitik të vendit”, shkruan Tabaku.

Jeanne Shaheen është një nga senatoret kryesore që ka ndikuar në masat antikorrupsion të SHBA ndaj Ballkanit Perëndimor, ku futen edhe ndëshkimet ‘non grata’. Ajo është një prej dy nismëtareve të ligjit për Luftën Kundër Korrupsionit dhe mbështetjes ekonomike të Ballkanit Perëndimpr. Ligji synon të mbështesë zhvillimin ekonomik, tregtinë, si dhe të luftojë korrupsionin, përfshirë hartimin e legjislacioni të posaçëm për sanksionet, për të frenuar aktivitetet destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?