Në një treg gjithnjë e më të mbushur me pajisje që premtojnë shumë, por shpesh ofrojnë pak, Samsung Galaxy Tab S10 FE dhe S10 FE+ dalin përpara me një kombinim të fuqishëm dizajni, performance dhe veçori të avancuara inteligjente që e vendosin këtë tablet në një nivel krejtësisht të ri. Me ekranin më të madh ndonjëherë për serinë FE, korniza më të holla, përmirësime të dukshme në shpejtësi dhe vizualitet, dhe një seri funksionesh të mbështetura nga inteligjenca artificiale, ky tablet nuk është thjesht një përditësim – është një rikonceptim i plotë i mënyrës si ndërveprojmë me teknologjinë.
Ajo që e bën Galaxy Tab S10 FE të veçantë janë pikërisht veçoritë inteligjente që i japin përdoruesit fuqi të re për të qenë më produktivë, më kreativë dhe më efikasë. Funksione si Circle to Search me Google lejojnë të kërkosh gjithçka që shikon në ekran pa dalë nga aplikacioni – nga përkthimet, deri te ndihma për detyrat e shtëpisë me sqarime hap pas hapi. Me vetëm një rrethim, informatat janë në majë të gishtave.
Ndërkohë, përdorimi i S Pen, bëhet më inteligjent se kurrë. Shkrimi i një ekuacioni matematikor zgjidhet në çast me funksionin Solve Math, madje edhe për ekuacione trigonometrike. Veçoria Handwriting Help përmirëson dhe rregullon shënimet automatikisht, duke i bërë ato më të qarta dhe më të lexueshme. Nëse pajiseni me tastierën Book Cover, mjafton një prekje e Galaxy AI Key për të aksesuar menjëherë asistentin tuaj të personalizuar të Inteligjencës Artificiale, i cili mund të ndihmojë në planifikimin, shkrimin e kërkesave apo organizimin e ditës.
Për krijuesit e përmbajtjes, Galaxy Tab S10 FE sjell edhe mjete të zgjuara për përpunimin e fotografive dhe videove. Object Eraser largon automatikisht objektet e padëshiruara nga fotot, ndërsa Best Face përzgjedh foton më më të mirë nga një seri pamjesh për një rezultat perfekt.
Të gjitha këto bëhen në një ekran të ri 13.1 inç shoqëruar nga teknologjia “Vision Booster” që rregullon ndriçimin dhe kontrastin automatikisht, ndërsa emetimet e dritës blu reduktohen për të mbrojtur sytë. Performanca mbështetet nga një procesor i fuqishëm që mundëson multitasking pa ndërprerje, qoftë për punë apo lojë.
Kamerat janë përmirësuar për një përvojë më të pastër në video-thirrje dhe përmbajtje: kamera e përparme ultra e gjerë dhe ajo e pasme 13MP kapin çdo detaj me cilësi të lartë. Me një dizajn edhe më të hollë dhe 4% më të lehtë se modeli i kaluar, ky tablet është më portativ dhe më elegant. E për më tepër, me “certifikimin IP68”, Galaxy Tab S10 FE është një nga të vetmit tabletë që përballon zhytje të plotë në ujë, gati për çdo sfidë të përditshmërisë.
Në fund, siguria është po aq e avancuar sa inteligjenca. Me Samsung Knox, përdoruesit janë të mbrojtur me një platformë shumë-shtresore që mbron të dhënat në kohë reale nga çdo kërcënim.
Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vizitoni https://www.samsung.com/al/.
