Foto e publikuar nga 'The Sun'

Bota

Tabloidi ‘The Sun’: Bandat kriminale shqiptare përdorin metodat e dhunshme të karteleve meksikane për të vrarë e torturuar

10 Tetor, 08:37| Përditesimi: 10 Tetor, 08:40

  • Share

Bandat shqiptare në Europë e Angli po dominojnë kriminalitetin duke u bërë sa vjen e më të ashpra me taktika dhune të tmerrshme dhe vrasje makabre. Tabloidi britanik ‘The Sun’, i ka kushtuar një artikull këtyre grupeve kriminale, për të cilat thotë se janë duke përdorur metoda të mafies meksikane në eleminimin e kundërshtarëve.

Artikulli i ‘The Sun’ i titulluar ‘Tronditje dhe Tmerr’:

Kriminelët po varin rivalët nëpër shtylla në Evropë, ndërsa një rast tronditës në Britani tregoi një peng që u torturua për 4 ditë përpara se t’i shkuleshin thonjtë. Ishte një pamje aq makabre, saqë kalimtarët në fillim menduan se trupi i përgjakur i varur në një tabelë në anë të rrugës ishte një “zbukurim” për Halloween. Ata u tmerruan kur kuptuan se trupi i varur në billboard ishte një person i vërtetë.

Shqiptari Bekim Halilaj, 29 vjeç, besohet se është vrarë nga punëdhënësit e tij pas humbjes së një ngarkese droge, 8 vjet pasi kishte përmbytur Southampton-in me 4 milionë paund kokainë. Trupi i pajetë i Halilajt u gjet i lidhur pas një tabele rrugore në një unazë kryesore në Bruksel muajin e kaluar.

Ekspertët i thanë “The Sun” se kjo vrasje e ftohtë tregon për rritjen e dhunës mes bandave shqiptare, të cilat kanë adoptuar taktikat e përdorura nga kartelet meksikanë. Gangsterët e Amerikës së Jugut janë të njohur për përdorimin e metodave brutale të tipit “tronditje dhe tmerr”, si varja e viktimave, prerja e kokave dhe torturat.

Viktimat e gangsterëve shqiptarë në Britani janë torturuar, djegur në makina, u janë hequr thonjtë apo janë zhdukur pa gjurmë. Profesori i kriminologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, Ervin Karamuço, tha se vrasësit me pagesë meksikanë janë bërë “konsulentë” të gangsterëve kryesorë shqiptarë.

“Shkollat e torturës dhe dhunës vdekjeprurëse të kartelëve meksikanë janë bërë model për rrjetet kriminale, një mjet jashtëzakonisht efektiv për vendosjen e autoritetit, frikës dhe kontrollit mbi tregtinë e drogës. Instruktorë nga kampet famëkeqe të trajnimit për vrasës me pagesë, tani shërbejnë si konsulentë për grupet e lidhura që blejnë ‘ekspertizën’ e tyre.

Çdo vit, këto taktika përvetësohen me kujdes nga bandat shqiptare që bashkëpunojnë me kartelët. Rezultati? Hetimet policore bëhen shumë më të vështira, këto metoda janë jashtëzakonisht të sofistikuara dhe pothuajse nuk lënë gjurmë. Dihet mirë që të ashtuquajturit ‘ambasadorë’ shqiptarë qëndrojnë në Amerikën Latine, jo për turizëm, por për të bërë marrëveshje drejtpërdrejt me kartelet” – u shpreh ai.

Halilaj ishte pjesë e një grupi të organizuar kriminal që kontrabandoi më shumë se 4 milionë paund kokainë përmes Southampton-it. Ai u dënua me 7 vjet burg në vitin 2017 për furnizim me drogë të klasit A, së bashku me 3 bashkëpunëtorë.

Gjykata e Lartë e Southampton-it tha se kokaina, e sjellë nga tregtarë në Essex, ishte e cilësisë së lartë, në disa raste 91% e pastër. Pas dënimit, Halilaj u deportua në Shqipëri, por më vonë u zhvendos në Belgjikë, ku autoritetet kanë hapur hetime për vdekjen e tij.

“Halilaj u rrëmbye, u ekzekutua dhe u var si paralajmërim pas humbjes së një ngarkese të madhe droge, me mesazhin e qartë: ‘Kështu ndodh nëse na tradhton” – tha një burim për mediat belge RTL.

Koka të prera në pistë vallëzimi

Nuk është hera e parë që bandat shqiptare përdorin taktikat e kartelëve meksikanë. Në Amerikën e Jugut, njerëzit janë mësuar me trupat e varur në ura, një fenomen i zakonshëm që nga fillimi i viteve 2000. Koka të prera janë hedhur nëpër pista vallëzimi, pjesë trupash janë gjetur në frigoriferë, makina të djegura dhe ekzekutime të menjëhershme janë bërë rutinë.

Karteli më famëkeq i Meksikës është Jalisco Neë Generation Cartel, i cili rekruton fëmijë të varfër që në moshën 15 vjeç dhe i detyron t’i hanë mishin dhe zemrën e njeriut si pjesë e një rituali. Në Britani, një bandë shqiptare rrëmbeu një bashkatdhetar dhe kërkoi 400 000 £ nga familjarët, duke e torturuar dhe duke i hequr thonjtë.

30-vjeçari u mbajt peng për 4 ditë në një konflikt për shtëpi kanabisi në Lindje të Londrës në vitin 2022. Ai u shpëtua kur policia bastisi shtëpinë dhe arrestoi 5 burra dhe një grua për rrëmbim dhe kërcënim për vrasje, por çështja u rrëzua kur një dëshmitar kyç u tërhoq në Gjykatën e Harroë.

Vetëm një i pandehur u dënua për çështjen e kanabisit, Nekid Arapi, 26 vjeç, i njohur si Kid Vlonjati, u dënua me 16 muaj burg për posedim me qëllim shitje të drogës së klasit B. “Njeriu i rrëmbyer është rrahur rëndë dhe i janë hequr thonjtë nga duart” – tha policia shqiptare në atë kohë.

Hakmarrje dhe vrasje brenda burgut

Gangsterët bënë vetë drejtësi kur Arben Lleshi u dënua me 32 vjet burg për vrasjen e tregtarit shqiptar të drogës Agim Hoxha, 27 vjeç, trupi i të cilit u gjet në një makinë të djegur pranë Southampton-it në prill 2012. Policia beson se Hoxha u vra në një apartament dhe më pas u dogj brenda një Mercedes Benz-i në fshatin Chilëorth.

Në makinat e viktimës u gjetën 42 000 £ të fshehura. Lleshi u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit në vitin 2016, por dy vite më parë u qëllua për vdekje brenda burgut të Peqinit, që strehon disa nga kriminelët më të rrezikshëm të vendit. “Nuk ka dyshim që vrasja e tij lidhej me aktivitetet kriminale jashtë vendit” – tha një burim i “The Sun”.

Zhdukje të pazgjidhur

Në një rast tjetër, pamjet e kamerave të sigurisë treguan Aron Kato, 28 vjeç, teksa ndiqej dhe shtyhej në tokë në Ilford, Londra Lindore. Policia thotë se më pas ai u fut me forcë në një BMË të errët. Zhdukja e tij në vitin 2019 nuk është zgjidhur kurrë. Burimet thonë se ai u rrëmbye dhe ndoshta u vra për shkak të përfshirjes në grabitjen e një ferme kanabisi të kontrolluar nga një bandë shqiptare.

Një video tronditëse në TikTok, e postuar në maj, sugjeron se miqtë e Aronit rrëmbyen një shqiptar dhe e kërcënuan për hakmarrje. E titulluar “Aron Kato is noë missing”, ajo tregon dy burra me maska që prekin viktimën me një thikë në kokë duke i kërkuar t’i thotë emrin.

Videoja pasohet nga një rap për Aron-in dhe faktin që e dashura e tij sapo kishte lindur një djalë. Një video e dytë e ngjashme përmend se njeriu i rrëmbyer është “kopshtar”, term për personat që kujdesen për bimët në shtëpitë e kanabisit.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Milanezi: 10/10/2025 10:47

    Kokat hengshin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?