Trump gjithmonë zemërohet, Trump gjithmonë tërhiqet. Me një fjalë, Taco. Ky është nofka që Wall Street i ka vënë presidentit amerikan dhe që atij nuk i pëlqen aspak. Aq sa, kur një gazetare i drejton një pyetje në lidhje me këtë gjatë konferencës tradicionale në Zyrën Ovale, Trump humbet qetësinë: “Mos thuaj më atë që the, është një pyetje e shëmtuar. Për mua është më e keqja”.
Një sjellje tashmë tipike e presidentit amerikan
Nofka që qarkullon mes operatorëve të tregut synon të përshkruajë sjelljen e presidentit për të kërcënuar me tarifa doganore ndaj vendeve të tjera, por më pas të tërhiqet. Gjatë konferencës, Trump mohoi që ndryshimet e vazhdueshme të qëndrimit ndaj tarifave të përbëjnë një tërheqje, duke shpjeguar se zakonisht kritikohet në të kundërtën – se është “shumë i ashpër” në fushën tregtare, e jo frikacak sipas tij.
Të gjitha tërheqjet e Trump mbi tarifat doganore
Termi “tregti me taco” u përdor për herë të parë nga Financial Times dhe për Wall Street përshkruan mjaft mirë kaosin tregtar ku administrata Trump ka futur Shtetet e Bashkuara dhe vendet me të cilat po negocion. Në javën pas të ashtuquajturës ‘Ditë çlirimi', në fillim të prillit, kur Trump njoftoi tarifa të gjera, ai menjëherë deklaroi se do të uleshin në 10%. Edhe në përplasjen tregtare me Kinën ndodhi e njëjta gjë: fillimisht, pas një përshkallëzimi të masave kundërpërgjegjëse, ai njoftoi super tarifa deri në 145 për qind për importet kineze, për t’i ulur më pas në 10% për shumë produkte. Dhe në fund, javën e kaluar, erdhi kërcënimi për tarifa 50 për qind ndaj produkteve të Bashkimit Europian, ndjekur nga shtyrja e çdo vendimi për në muajin korrik. Me pak fjalë, një tjetër tërheqje./La Repubblica
Komente
