Një klub i ri, por “Studenti” në taekwondo shkëlqeu në garat europiane të Zyrihut duke fituar 8 medalje në kategori të ndryshme. Në kampionat morën pjesë 8 shtete përfshirë Francën, Zvicrën, Kosovën, Gjermaninë, Lituaninë, Belgjikën dhe Italinë, por për Shqipërinë shkuan 5 medalje të arta dhe 3 të argjendta. Sidorela Likometa, në kategorinë para të rritur u shpall edhe sportistja më e mirë teknike.
“Konkurentët nuk ishin në nivelin tim. Zhvillova dy ndeshje dhe nuk pashë ndonje vështirësi, pasi isha shumë më lart,”-u shpreh Sidorel Likometa, sportiste.
14-vjeçe të ardhmen e shikon me optimizëm dhe këmbëngul që medaljet sapo kanë nisur.
“Për momentin synoj Botërorin ku dua të marr një medalje, ndërsa më pas do shohim për objektivat e tjera,”-tha Sidorel Likometa, sportiste.
Trajneri i Likometit, Julian Caca, ndërkohë nuk e ndalur punën për asnjë moment pasi Botërori është afër.
“Ne do jemi pjesë e ekipit kombëtar me Sidorela Likometi, që mban titullin kampione Europe për fëmijë e shpallur në vitin 2019,”-deklaroi Julian Caca, trajner taekwondo.
Në Zvicër sportistët e “Studentit” shumicën e fitoreve i arritën me ‘Point Gap’ dhe ‘Knock Down’.